Ju falenderoj për vëmendjen që keni dhe për problematika kaq të vogla. Më vjen mirë edhe që keni një vëmendje kaq të shtuar edhe për aspektet e vegjël që lidhen edhe me logot e institucioneve.

Kështu ka zgjedhur ministrja e Kulturës Elva Margariti të përgjigjet për ecurinë situatës mbi akuzat e ngritura per vjedhje te logos që kushtoi 18 milionë lekë te Institucionit të Tetarit të Operës dhe Baletit.

Nga ana tjetër, ndonëse premtoi që në krye të herës se do te ngrejë një komision te posaçëm shqyrtimi, ministrja pohon se ai akoma nuk është formuar.

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURES

Sipër tavolinës sime nuk e kam ende për firmë por kemi bërë takimet e duhura edhe për të folur se për çfarë duhet të ngrihet komisioni nga ana e Ministrisë.

Sindikata e artisteve ka zgjedhur që akuzat e tyre t’i bëjnë më konkrete, duke i artikuluar një kërkesë, e cila do të depozitohet pranë Ministrisë së Kulturës.

RESHAT IBRAHIMI

KREU I SINDIKATES

I kërkohet Ministrisë së Kulturës të dërgojë në mënyrë urgjente auditin, ekipin e kontrollit ku të verifikohet çdo problematikë. Pastaj sindikata mbi bazën e këtij konkluzioni do të marri vendim përkatës në rast se ka shkelje abuzime dhe korrupsion ti drejtohet Kontrollit të lartë të shtetit ne lidhje me shpenzimet.

Në rast se edhe me këtë hap, nuk do të merret asnjë masë, artistët paralajmërojnë së do të nisin protestën.

RESHAT IBRAHIMI

KREU I SINDIKATES

Nëse ministrja hesht i bëj thirrje artistëve te dalin një orë e më para në protestë.

Artistë të Operas dhe Baletit i qëndrojnë mendimit se kjo logo nuk e përfaqëson institucionin.

ERTRITA IBRAHIMI

VIOLINISTE

Po ta shikosh logon nuk përfaqson asgjë, une them të rikthehet logoja që ishte edhe kaq. Varet se si e ka matematiken ministrja, 18 milionë ne na duken shumë po asaj i duken pak.

Fituesi i konkursit të shpallur për logon e Teatrit të Operas dhe Baletit është kompania “Pika Pro”, e cila nuk i ka pranuar akuzat për plagjiaturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…