Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO.

Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski.

Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”.

Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi i NATO-s” tradicional, me pjesëmarrjen e trupit diplomatik. Me këtë do të nisin zyrtarisht Ditët e NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjykata Evropiane vendos që Polonia të paguajë 1 milion euro në ditë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një…

Haradinaj: Kurti rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në nëse s’e përgënjeshtron zëdhënësin e tij

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar…

KE: Shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Komisioni Evropian publikon sot paketën vjetore të zgjerimit të vitit 2022, si…

Përfundon mbledhja e Ahmetit me degën e Sarajit

Sapo ka përfunduar mbledhja mes lideri të BDI-së, Ali Ahmeti me degën…

Biden viziton senatorin Bob Dole pas diagnostikimit me kancer

Presidenti amerikan Joe Biden, ka vizituar të shtunën senatorin Bob Dole, ka…