Ky kryesim është ssfida më e madhe në vitin e ardhshëm fillon më 1 janar 2023, kur Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht fillon Presidencën me OSBE-në – Organizatën më të madhe Rajonale për Siguri dhe Bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, ndërsa si kryesues zyrtar i OSBE-së për vitin 2023 është emëruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të vendit. Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të vendit nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënieve të rënduara politike mes vendeve anëtare, do të fokusohemi në qetësimin e tensioneve, rikthimin e besimit, prosperitetin dhe sigurinë e përgjithshme të njerëzve”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së në vitin 2023, Bujar Osmani në fjalimin e tij të Vitit të Ri për publikun.

Kryesimi me OSBE-në për Maqedoninë e Veriut paraqet një lloj njohjeje për vendin, i cili nga përdorues i mekanizmave të sigurisë bëhet aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit në një kontekst më të gjerë rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

ShBA, mbi 2,400 të vdekur e mbi 26,000 të infektuar për një ditë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur…

BE: Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk do të jenë të fundit

Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë nuk do të jenë të…

Snajperi ukrainas ekzekuton gjeneralin rus

Veç humbjeve të mëdha të raportuara nga radhët e ushtarëve rusë, të…

Së paku 24 të vdekur në SHBA nga i ftohti arktik

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në SHBA pasi acari nga Arktiku…

Riaktivizohet lobi shqiptar në ShBA

Sistemi politik amerikan u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen në procese vendim-marrëse, përmes ndikimit…