Republika e Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 56-të sipas Indeksit të lirive të njeriut për vitin 2019 në Institutin amerikan Kato, me vlerësim prej 7,34 pikë të indeksit.

Në krahasim me vitin e kaluar, vendi është radhitur në vendin e njëjtë të 526-të, por shënon rritje të indeksit për 0,07 pikë (nga 7,27 të vitit të kaluar në 7,34 të vitit të sivjetëm).

Pikët e indeksit janë përcaktuar sipas 76 indikatorëve të lidhur me liritë personale dhe ekonomike në shumë fusha, mes të cilave edhe qeverisja e së drejtës dhe siguria, pastaj liria e lëvizjes, besimit, shoqërimit dhe organizimit qytetar, shprehjes dhe informimit, si dhe respektimi i pronësisë, qasja te mjetet financiare, liritë tregtare dhe rregullimi i marrëdhënieve të punës dhe afariste.

Në listë janë radhitur gjithsej 162 vende nga e tërë bota janë vlerësuar nga zero deri në 10 pikë të indeksit.

Në majë të listës janë Zelanda e Re me 8,88 pikë të indeksit, para Zvicrës (8,82), Hong Kongu (8,81), Kanadaja (8,65), Australia (8,62), Danimarka dhe Luksemburgu (nga 8,56) Finlanda dhe Gjermania (nga 8,53) dhe Irlanda (8,52).

Në vetë thellësinë prej vendit 151 deri në vendin 162 janë Angola (5,40), RSH Kongo (5,36), Etiopia (5,25), Irani (5,10), Algjiri (4,99), Libia (4,64), Egjipti (4,50), Iraku (4,34), Sudani (4,32), Jemeni (4,30), Venezuela (3,80) dhe Siria (3,79).

Midis vendeve nga rajoni, më së miri është radhitur Sllovenia në vendin e 35-të me 7,97 pikë të indeksit, Kroacia në vendin 37. (7,86), Shqipëria në vendin e 38-të (7,84), Bullgaria në vendin e 39. (7,79), Mali i Zi në vendin e 53-të (7.43), Bosnja e Hercegovina në vendin e 55-të (7,37), Greqia në vendin e 57. (7,33) Serbia në vendin e 58 (7,30) dhe Turqia është në vendin e 122. (6,21).

Shikuar sipas rajoneve, indekse më të larta të lirive të njeriut ka në Amerikën Veriore, Evropën Perëndimore dhe Azinë Lindore, ndërsa më të ulëta në Lindjen e Afërt, Afrika Veriore, Afrika Nënsahariane dhe Azia Jugore.

https://www.facebook.com/premiumcaffeshisha/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…