Me përfundimin kontestit e thuajse tredekadësh me Greqinë rreth emrit të vendit, Maqedonia e Veriut mund të presë periudhë të rritjes së përshpejtuar në planin afatmesëm të stimuluar nga fundi i pasigurisë politike, konsumit dhe aktivitetit investues të ripërtërirë, tregon raporti i ri i Bankës Erste.

Këtë vit, banka pret që vendi të ketë rritje të BPV-së prej 2,9 për qind ndërsa në vitin 2020 të arrijë deri në 3,3 për qind, me rritje të re të investimeve si dallim kryesor në krahasim me trendet e deritanishme. Shkalla e papunësisë, nga ana tjetër, sipas raportit të bankës, do të ulet në 20 për qind këtë vit, ndërsa punësimi do të arrijë afër 53 për qind, të mbështetura me subvencione të qeverisë për punëdhënësit në sektorin privat.

“Investimet publike në vitin 2018 në masë të madhe ishin në ngecje për shkak të pasigurisë politike, kështu që këtë vit presim rritje të investimeve kapitale me intensifikimin e ndërtimit të autostradave”, thuhet në raport.

Sipas bankës, triumfi i kandidatit me orientim majtist, Stevo Pendarovski në garën e ngushtë për president të shtetit mbi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska Davkova mundet de fakto të kuptohet si qëndrim në raport me ndryshimin e emrit të shtetit si edhe përkushtimin ndaj integrimit në NATO dhe në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…