Probleme gjuhësor

Shteti i Maqedonisë shtrihet në një hapësirë të Maqedonisë së hershme që prekë edhe Republikën e Greqisë! Kjo ishte arsyeja për kontekstin politik që lindi në mes të Greqisë dhe Maqedonisë që nga pavarësimi i saj, të cilën bota e njihte si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë! Në qershor të vitit 2018 u tejkalua ky kontekst, duke pranuar të dy palët që kjo ish-republikë jugosllave tash e tutje të quhet SEVERNA MAKEDONIJA apo NORTH MACEDONIA, ndërsa shqiptarët vendosën (!) ta quajnë MAQEDONIA E VERIUT! Pse ky emërtim kaq qesharak që na veçon prej krejt botës në emërtimin e një shteti që nuk ka asgjë të bëjë me Veriun! Sipas kësaj logjike, i bie që pjesën Perëndimore të Maqedonisë, të banuar kryesisht me shqiptarë, ta quajmë Maqedonia e Perëndimit dhe jo Maqedonia Perëndimore!
Pa dyshim që ekziston dallim edhe gjuhësor, por edhe logjik në mes të i/e/së Veriut dhe Veriore!
Veriu është pika më veriore e rruzullit tokësor, ku nuk ka kurrfarë shteti dhe kurrfarë republike përveç pllakave gjigante prej akulli të Arktikut! Oqeani i Ngrirë i Veriut!
Kurse, në kuptimin gjeografik, fjala verior/e nënkupton pjesën veriore të një territori më të madh: Amerika Veriore, Koreja Veriore, Irlanda Veriore, Sudani Verior, Shqipëria Veriore etj. Siç ekziston edhe nocioni: Evropa Perëndimore, ose Evropa Veriore si hapësira e cila përfshinë pjesën veriore të Evropës ku shtrihen shtetet: Islanda, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Lituania, Letonia dhe Estonia.
Nga emërtimi origjinal, qoftë në anglisht North Macedonia, qoftë në maqedonisht Sverna Makedonija, në shqip do të duhej të tingëllonte MAQEDONIA VERIORE, sepse as në anglisht nuk i thuhet Macedonia of the North, dhe as në maqedonisht nuk i thuhet Makedonija na Severot! Sepse, pastaj i bie që të ekzistojë edhe një Maqedoni e Jugut, diku pranë Republikës së Afrikës së Jugut, që shtrihet fare në jug të Kontinentit të Afrikës!
Kjo gafë noshalante gjuhësore e politikanëve tanë që tashmë na e kanë futur në fjalorin e përditshmërisë sonë, i ngjanë atij përkthimi anormal të “Ilindenit” në “Ilinditas” dhe, pa dyshim që një ditë mund të na kushtojë rëndë. Maqedonasit mund të preken nga ky emërtim dhe të këmbëngulin në korrigjimin e gabimit tonë, duke na detyruar ndryshimin e emrit në libra, në harta, në dokumente, në sinjalistikë e gjithkund ku e përdorim Republika e Maqedonisë së Veriut. Në Veri nuk ka kurrfarë republike, ndërsa në veriun e Maqedonisë, si një territor krahinor i ndarë me kufi, mund të shtrihet një Republikë!
Shtetet që detyrohen të emërtohen plus me ndonjë nocion gjeografik, atë e marrin në formë të mbiemrit (verior/e) dhe jo me emër gjeografik (i/e/së Veriut).
Veriu është vendi prej nga mund të vije diçka, si: Mbreteria e Veriut (The Kingdom of the North), Popullata e Veriut (Population of the North). Pra, jo “mbretëria veriore”, siç nuk do të duhej të ishte as “Maqedonia e Veriut”, sepse kjo Republikë nuk na vjen nga Veriu! Keq-përkthyesit do të insistojnë edhe më tej që të quhet Maqedonia e Veriut, sepse kanë bërë një gafë që nuk u bën aspak nder! Korrigjimi i këtij gabimi do të na kushtojë tepër shumë! Mbi të gjitha, do të na nxjerrë popull që kemi probleme më gjuhën tonë, që nuk e dimë gramatikën e gjuhës amtare! /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arti dhe kultura e rezistencës deri në liri

Letër nga Prishtina Në Kosovën e robëruar çdo shqiptar (hiç kolaboracionistët) ka…

Kulturimi i domosdoshëm i partive tona

Midis nesh Partitë janë grupim i bashkëmendimtarëve, të cilët synojnë që përmes…

Hejza: SOT AS SHKRIMTARËT NUK LEXOJNË

Sot ndodh që në promovime librash, folësit të flasin për veprën pa…