Manchester City është konfirmuar si kampion i Ligës Premier për të dytën herë me radhë, duke e mposhtur Aston Villën me përmbysje 3-2.

Pas 37-të lojë në Etihad Stadium, Villa kaloi në epërsi me anë të Cash, që u asistua prej Lucas Dignes.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesë me këtë rezultat, derisa në të dytën ishin një tjetër skenar.

Për 2-0 u përkujdes Philippe Coutinho, që realizoi në minutën e 69-të, me një asist të Watkins.

Por, City filloi përmbysjen fillimisht me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 76-të, me Raheem Sterling që ishte asistuesi.

Pas vetëm dy minutash, Rodri realizoi një super gol nga distanca, duke i barazuar shifrat në 2-2.

Për të çuar të gjithë tifozët e Cityt në këmbë u përkujdes, Gudogan (81’) që ishte goli i tij i dytë në këtë takim, me asistimin e Kevin de Bruynes.

Këtë edicionin, Manchester City e mbyll si lider 93 pikë, një më shumë se Liverpooli, e që ishte padyshim një sezon i çmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosova me nëntë mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të duhet të përballet me Slloveninë pa shumë…

Distria Krasniqi shpallet Kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48…

Pasi regjistroi nokautin më të shpejtë në histori të UFC-së, tani dëshiron t’ia “thyejë” fytyrën McGregorit

Pak ditë pasi regjistroi nokautin më të shpejtë të historisë së UFC,…

Rimeçi mes Joshuas dhe Ruizit pas pak muajve

Rimeçi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr duket se do të…

Vendi, data dhe shumat e majme që do t’i fitojnë: Dalin në pah detajet për meçin Whyte – Fury

Dillian Whyte ka nënshkruar kontratën e tij për t’u përballur me Tyson…