Mançester Siti harron eliminim e bujshëm nga Europa dhe afrohet me titullin e Premier Ligës angleze. “Citizens” shkatërruan me shifrat e thella 5-0 Njukasëll për të marrë i vetëm kreun e kampionatit. Ekipi i Guardiolës dominoi nga fillimi deri në fund formacionin e qymyrxhinjve, për të koleksionuar pikët që e distancojnë nga Liverpuli ndjekës.

Stërling ishte protagonist me një dopietë në këtë sfidë, teksa në listën e golashënuesve e shënuan emrin dhe mbrojtësi Laporta, Rodri dhe sulmuesi anglez, Foden. Rezultat fantastik ky për skuadrën e Sitit që konfirmohen me sulmin më të mirë në kampionat dhe një mbrojtje hermetike në elitën e futbollit anglez.

Tashmë, Mançester numëron 3 pikë më shumë se Liverpuli, kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tre takime. Distancë tepër e konsiderueshme, duke parë edhe kalendarin e dy ekipeve deri në fund. Siti do të luajë në transfertat e Uolves e Uest Hem për ta mbyllur kampionatin në duelin e shtëpisë përballë Aston Vilës. Ndërkaq, Liverpul sfidon Aston Vilën, Sauthempton dhe Uolves.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Marku fiton me ndërprerje ndaj britanikut Charlton (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, e ka fituar përballjen me britanikun Rylan Charlton…

Gjokoviq humb në finalen e US Open

Serbi Novak Gjokoviq ka humbur në finalen e US Open, ku u…

UEFA: Erikseni në gjendje stabile, takim mes skuadrave

UEFA ka konfirmuar se mesfushori Kristian Eriksen është në gjendje stabile. Danezi…

Boksierët kosovarë kthehen në Prishtinë

Tre boksierët kosovarë, së bashku me ekipin dhe trajnerët, janë kthyer në…

Xhoxhaj mposht Fressin, fiton titullin WBO Inter-Continental

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin…