Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Malit të Zi njoftoi se ka ngrirë 44 prona të 34 qytetarëve rusë, sanksionet e të cilëve ishin vendosur më parë.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se sot kanë bërë “hapin e parë” në “vijën e përputhshmërisë 100 për qind të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Për 44 pasuri të paluajtshme, Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore ka marrë vendime përkatëse të cilat kufizojnë disponimin me pronë në Mal të Zi për këta persona”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi raportohet se është duke i përmbushur me vendosmëri detyrimet që i ka vendosur komuniteti ndërkombëtar për marrjen e masave shtrënguese ndaj Rusisë.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zjarri që shpërtheu në një shtëpi për të sëmurë mendorë në Çeki, ia ka marrë jetën disa personave

Së paku tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë…

Në Dibër kryetari do të zgjidhet më 14 nëntor

Edhe pas votimit të sotëm të përsëritur në një vendvotim, qytetarët e…

Samiti virtual i Parisit për dialogun Kosovë-Serbi nis në orën 10:30

Sot do të mbahet Samiti i Parisit, për t’i dhënë mbështetje politike…

Koronavirusi, Vladimir Putin u vendon taksë biznesmenëve të pasur

Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar vendosjen e taksës 15% të kapitalit që…