Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Abu Dhabit, për herë të dytë në karrierë, pasi e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë të enjten.

Xhudistja kosovare e mposhti italianen pas një lufte të ashpër dhe dërrmuese në kohë shtesë, duke triumfuar me ippon në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të dytë në karrierë pas së artës më 2014, raporton Gazeta Express.

Në një përsëritje të finales së Lojërave Olimpike Rio 2016, Kelmendi doli më e mirë se Giuffrida përsëri, duke e fituar medaljen e saj të shtatë grand slam në karrierë.

Si parashikohej, dueli për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë ishte fantastike dhe zgjati rreth tetë minuta. Koha e rregullt prej katër minutave u mbyll pa fitues por me nga dy kartonë të verdhe për finalistet.

Në golden score, 28-vjeçarja nga Peja tregoi përvojën e madhe dhe qëndrueshmërinë duke e hedhur në dysheme italianen me një hedhje ippon.

Kelmendi e arriti finalen e dytë në karrierë në Abu Dhabi pa ndonjë vështirësi, duke e hedhur në dysheme çdo xhudiste që i doli përpara.

Rundin e parë, ajo e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan. Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

E për ta siguruar finalen, kosovarja e mundi britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale.

Ndërkohë, sot gjatë ditës Kosova u përfaqësua edhe nga Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, por ajo u eliminua në rrethin e tretë, duke mbetur pa medalje. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…