Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se shpresonte që të fliste me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në orët në vijim. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar detaje dhe kanë mësuar se ata do të bisedojnë për të organizuar largimin e civilëve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit.

Pallati i Elizesë ka zbuluar se se udhëheqësit do të bisedojnë 48 deri në 72 orët në vijim. Zëdhënësit thanë se Franca është në kontakte me zyrtarët ukrainas, Greqinë, Turqinë dhe organizatat ndërkombëtare për të specifikuar çarë duhet plotësuar për të realizuar largimin e njerëzve.

“Franca kërkon që Rusia të heqë rrethimin në mënyrë që njerëzit të largohen dhe ata që duan të qëndrojnë, të qëndrojnë, por të dërgohet ndihma e nevojshme humanitare nën kushtet e ligjit humanitar ndërkombëtar”, shkruan Sky News.

Mariupoli ka qenë një shënjestër kyçe për forcat ruse dhe ka qenë nën sulme të ashpra që prej nisjes së luftës.

Një guvernator ukrainas tha gjatë ditës së sotme se forcat vendase janë ende në kontroll të qytetit dhe rreth 65 mijë persona kanë mundur që të arratisen me makina private ose në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zëdhënësi i talibanëve: Afati i 31 gushtit për tërheqjen e ndërkombëtarëve – “vijë e kuqe” (VIDEO)

Një zëdhënës i talibanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen…

Osmani: Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e…

Të shtëna në Ohajo: Policia qëllon për vdekje një adoleshente me ngjyrë

Një oficer policie në shtetin amerikan të Ohajos ka qëlluar për vdekje…

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër myslimanëve ujgurë

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike…

Gjykata Speciale, mbrojtja e Thaçit i bashkohet mbrojtjes së Krasniqit e Veselit në kërkesat për referim nga Dhoma Kushtetuese

Mbrojtja e ish-Presidentit Hashim Thaçi i është bashkuar referimeve kushtetuese të mbrojtjes…