Gjatë një bisede telefonike, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i kërkuan liderit rus të lirojë  dymijë e 500 mbrojtësit ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal të ndaluar aktualisht nga forcat e Kremlinit, tha pallati Elysee.

Dy liderët evropianë i kërkuan gjithashtu Putinit të pranonte një shkëmbim të drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe këmbëngulën në urgjencën e heqjes së bllokadës ruse të portit të Odesës për të lejuar eksportet e grurit ukrainas, shtoi pallati.

Javën e kaluar, ushtria ruse shpalli Azovstal dhe të gjithë Mariupolin “të çliruar plotësisht” dhe raportoi se më shumë se dymijë e 400 luftëtarë ishin liruar.

Luftëtarët që kishin nevojë për trajtim mjekësor, u dërguan në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia, rreth 30 milje në lindje të Mariupolit, ndërsa të tjerët u dërguan në Olenivka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Opozita nuk po e lejon rifillimin e seancës

Partitë opozitare nuk po e lejojnë rifillimin e seancës në Kuvendin e…

Kërkohet që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në OKB

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet…

Kreu i Inteligjencës ruse: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i Inteligjencës së Jashtme ruse, ka thënë se fati i vendit…

Reshitaj: AAK ka nevojë për reformë, nëse s’mund ta pranojnë nuk mund të jem pjesë e gabimeve të së kaluarës

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila udhëhiqet…

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është…