Kandidatët rinisën fushatën që pas qartësimit të rezultateve

Nuk pati surpriza në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Francë. Siç parashikonin sondazhet, Emanuel Makron dhe Marine Le Pen do të përballen në balotazhin e 24 Prillit. Me shumicën dërrmuese të votave të numëruara, Makron doli në krye me 27.6% kundrejt 23.4% të Le Penit. Asnjëri nga 12 kandidatët nuk siguroi mbi 50% për të marrë presidencën që në raundin e parë. Dy kandidatët nuk humbën kohë dhe dhanë mesazhet për zgjedhjet e pas dy javëve, që në fjalimet e natës së të Dielës.

Emmanuel Macron: Të mos gënjehemi, asgjë nuk është vendosur tani. E ardhmja e vendit dhe e Europës varet nga ajo që do të vendosim javët në vijim.ADVERTISING

Marine Le Pen: Nga ky moment, u bëj thirrje gjitëh francezëve, djathtas e majtas, ngado, francezëve të çdo origjine, që sëbashku të ndërtojmë me entuzjazëm e vendosmëri, fitoren e madhe që Franca meriton.

Teksa balotazhi përcakton një Francë më shumë Europiane me Makronin ose më konservatore me Le Penin,vendimtarë janë mbështetësit e kandidatëve të tjerë. Kandidati i të majtës, Zhon Lyk Melenshon i renditur i treti me 22% të votave u bëri thirrje mbështetësve të mos i japin asnjë votë nacionalistëve, ndonëse nuk u kërkoi as të votojnë për Makronin. Ndërsa Erik Zemur i të djathtës radikale i vendit të katërt me 7.1% u bëri thirrje jo vetëm mbështetësve por të gjithë francezëve, të votojnë për Le Penin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ja si i ha fitrat Shaqir Fetai

Shaqir Fetai, pasi i mbledh ato pak fitra e zeqat, vendos që…

Han: Pres që nga fundi i majit KE-ja të japë rekomandime pozitive për Maqedoninë e Veriut

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han në një intervistë për agjencinë gjermane DPA…

Kurti: Në duhet t’i bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet t’i mbajë premtimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme marrë pjesë në…

Dorëzohet Beogradi, caktohen katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga…

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë – flet policia

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se…