Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar kryeministrin australian Scott Morrison se ka gënjyer për një kontratë shumë miliardë dollarëshe për nëndetëset, e anuluar gjashtë javë më parë, për shkak të një aleance të re sigurie midis Kanberras, Uashingtonit dhe Londrës.

I pyetur nga gazetarët australianë nëse ai mendonte se Morrison e kishte gënjyer për qëllimet e Canberras në lidhje me marrëveshjen e nëndetëseve në margjinat e samitit të G20 në Romë të dielën vonë, Macron u përgjigj: “Nuk mendoj. E di”.

Mosmarrëveshja midis Parisit dhe Kanberras u nxor në pah në shtator kur Shtetet e Bashkuara njoftuan një aleancë të re sigurie me Britaninë dhe Australinë për Paqësorin Jugor, që synonte të kundërshtonte fuqinë e Kinës në rajon.

Sipas aleancës, e njohur me shkurtesën AUKUS, Australisë do t’i jepet qasje në teknologjinë amerikane për ndërtimin dhe funksionimin e nëndetëseve bërthamore.

Ajo rezultoi në rënien e marrëveshjes 56 miliardë euro (66 miliardë dollarë) me Francën.

“Unë mendoj se ju mund të keni mosmarrëveshje, unë respektoj zgjedhjet sovrane, por ju duhet të respektoni aleatët dhe partnerët, dhe nuk ishte në rregull me këtë marrëveshje”.

Morrison mohoi të kishte gënjyer presidentin francez, duke shtuar se vendimi për të anuluar marrëveshjen “ishte në interesin kombëtar të Australisë”.

Të premten, presidenti i SHBA Joe Biden tregoi pendim për pasojat e aleancës AUKUS teksa takoi Macron në Romë, duke thënë se mënyra se si u ndërmjetësua ishte keqtrajtuar.

“Ajo që bëmë ishte e ngathët”, tha Biden, duke shtuar se ai kishte përshtypjen në atë kohë se Parisi ishte informuar shumë përpara se të shpallej pakti.

Dhe Macron dukej “i etur” për ta lënë pas mosmarrëveshjen me SHBA-në. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…