Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar gjashtë aksionet e suksesshme të institucioneve të vendit ndaj korrupsionit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Partia në pushtet LVV duke listuar aksionet e ndërmarra nga institucionet shtetërore, thotë se aksionet që u ndërmorën javën që shkoi, treguan që krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë.

Në mesin e aksioneve të suksesshme LVV ka përmendur arrestimin e 48 zyrtarëve policorë për korrupsion. Konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar. Mbylljen e 13 qendrave të masazhit. Vazhdimin e aksionit “Brezovica” dhe mbylljen e objektit të Komunës paralele në Shtërpcë. Aksioni për shmangie të tatimeve nga pompat e derivateve.

“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në një postim të LVV në Facebook. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vuçiq-Kurtit: Reciprocitet s’mund të ketë, nuk iu njohim si shtet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë të dhënë për mediat…

Kërkohet pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit në konferencën për të ardhmen Europës

Shtetet e Bashkimit Europian nga grupi i Vishegradit dhe Austria, kanë kërkuar…

Inspektorët largohen nga zyrat e “Besa Trans-Shkup”

Inspektorati Shtetëror për Transport është larguar nga zyrat e zyrat e kompanisë…

Komuna e Prishtinës e mbyll parkun e Gërmisë – ende nuk është lokalizuar ariu

Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me…

Rusia, vatra e re e nxehtë e koronavirusit

Rusia mund të jetë vatra tjetër e nxehtë e koronavirusit. Shifrat e…