Lideri bjellorus Alyaksandr Lukashenko ka pretenduar se ka qenë shënjestër e një komploti vrasjeje të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, derisa inteligjenca ruse ka thënë se dy bjellorusë të ndaluar në Moskë këtë javë, janë të dyshuar për lidhje me komplotin.

Në njoftimin e tij më 17 prill, Lukashenka nuk ka ofruar të dhëna për të përkrahur këtë pretendim.

Zyrtarët amerikanë nuk u janë përgjigjur këtyre supozimeve.

Mirëpo udhëheqësi i agjencisë kryesore të sigurisë në Bjellorusi, KGB, ka lidhur komplotin e supozuar me një diskutim në aplikacionin Zoom verën e kaluar, në mes të disa ekspertëve bjellorusë bashkë me ish-zyrtarë për zbatim të ligjit, të cilët kanë diskutuar situatën politike në këtë shtet.

Lukashenko, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë për gati tri dekada dhe ka akuzuar shpesh vendet perëndimore për tentim të rrëzimit të tij nga pushteti, ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura në gusht të vitit të kaluar.

Supozimet për vrasje vijnë edhe në kohën e rritjes së tensioneve në Ukrainën fqinje, pasi Rusia ka rritur prezencën ushtarake në lindje të Ukrainës, dhe Kievi ka paralajmëruar për intervenim të mundshëm ushtarak.

Rusia është aleatja kyçe e Bjellorusisë dhe Moska synon tash e sa vjet të forcojë lidhjet me Minskun.

Mirëpo Lukashenko ka rezistuar, duke iu frikësuar humbjes së pavarësisë bjelloruse, por edhe vetë autoritetit të tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…