Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale.

Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të avancuar drejt kryeqytetit ukrainas.

“Me zemërim të skajshëm, armiku shkatërron Buchen, Hostomelin, Vorzelin, Irpinin. Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

Raporte të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet, raporton CNN.

“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra thelbësore. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot.

Kryetari i bashkisë së Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Dy të tjerë me të janë vrarë gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Më shumë se 22 punëtorë shëndetësorë në Kosove janë infektuar me sëmundjen…

USAID 37 milionë USD për 25 shtetet e prekura nga COVID-19

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë…

Monitorim ndërkombëtar i rasteve gjyqësore! A do të merret BE-ja me rastin e Kumanovës?

“Aksioni 2021” që po promovohet nga Qeveria, në pjesën e gjyqësorit parasheh…

Marina e SHBA-së do të transportojë disa anije luftarake në Detin e Kinës Jugore

Marina e SHBA-së do të dërgojë dy transportues aeroplanësh dhe disa anije…

Sot mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…