Derisa Finlanda po bëhet gati për anëtarësim në NATO, luftanijet e Aleancës Veri-Atlantike kanë arritur në këtë vend ku do të realizojnë stërvitje ushtarake.

Vendet anëtare të NATO-s, Latvia, Estonia dhe Holanda do të kryejnë stërvitje ushtarakë në Detin Baltik së bashku me Finlandën, ka konfirmuar ushtria e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Stërvitjet e përbashkëta do të fokusohen në “veprimet kundër minave”. Stërvitjet do të mbahen të enjten dhe premten.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është gjetja e objekteve nënujore”, ka deklaruar kreu i flotës Mikko Villikari.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe dy anije finlandeze Kazanpaa, që shërbejnë për hulumtimin dhe zbulimin e minave. Stërvitjet do të mbahen në një lokacion rreth 540 kilometra larg qytetit rus Shën Petersburgu.

E pavarësisht që stërvitjet ishin planifikuar më parë, ato po vijnë në kohën kur dy vendet që tradicionalisht kanë qëndruar neutrale – pra Finlanda dhe Suedia po bëhen për aplikim për pranim në NATO gjatë muajit maj.

Rusia ndan kufirin me Finlandën në një gjatësi prej 1.340 kilometra, kurse Moska ka paralajmëruar që lëvizjet e fundit të Finlandës mund të kenë pasoja, në veçanti ideja për anëtarësim në NATO. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidentja e KE: të përshpejtohet procesi i zgjerimit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, ripërsëriti qëndrimin…

Gjykata Evropiane vendos që Polonia të paguajë 1 milion euro në ditë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një…

Kriza në Ukrainë – si duhet NATO t’i përgjigjet Rusisë?

Për muaj të tërë, kambanat e alarmit kanë goditur preokupimin ndërkombëtar me…

BE: Mbi 75% e popullatës është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Bashkimi Evropian njoftoi se më shumë se 75 për qind e popullatës…

Kurti në Munich takohet me përfaqësuesin e Bosnjës: Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi demokracinë gjithëpërfshirëse

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndroj në…