Ivan Bakanov (majtas) dhe Iryna Venediktova deri më tani nuk kanë komentuar për shkarkimet e tyre

Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe prokurorin e përgjithshëm, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy organizatat e fuqishme.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.

Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai.

Zyrtarët e shkarkuar, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk kanë komentuar deri më tani.

Në fjalimin e tij video të dielën vonë, Zelensky tha: “Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët përkatës [të dy organizatave]”.

“Secila nga këto pyetje do të marrë një përgjigje të duhur”, shtoi presidenti ukrainas.

Shkarkimi i shefit të SBU, Ivan Bakanov, një mik fëmijërie i Zelenskyt, pason arrestimin e profilit të lartë të një ish-kreu rajonal të SBU në Krime, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Oleh Kulinych dyshohet për tradhti./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ajvaz Karpuzi. Lajmin e…

Drejtori i shërbimeve sekrete greke jep dorëheqjen pas skandalit të përgjimeve

Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës…

Veljanovski dhe Rashkovski dalin nga paraburgimi shtëpiak

Ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski…

Çekia që mban presidencën e BE-së, mbështet ndalimin e vizave për rusët

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian,…

Misteri, pse po riinfektohen të shëruarit nga Covid-19

Në Korenë e Jugut, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen që të zgjidhin…