Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë është “vetëm çështje kohe”.” Është e pakonceptueshme t’i kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje,” tha Bahçeli në një deklaratë të raportuar nga faqet arabe të lajmeve.

“Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t’u hedhur në det është shtuar përsëri”, vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se  “qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe të pushtojë tokat tona nga ku ne I dëbuam 98 vjet më parë. Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi ”, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi: “Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim”. Përpara pak ditësh, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se palët kishin rënë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishte qenë dakord për bisedime, pastaj ishin tërhequr. “Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi dhe një herë se nuk e do dialogun”,  u shpreh Çavusoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…