Kryesia e BDI-së nuk arriti ta përmbyllë mbledhjen e llogaridhënies së përfaqësuesve të ekzekutivit para organeve të partisë. Si pasojë, nuk kishte as shkarkime dhe ndryshime ashtu siç pretendonte grupi i zjarrit para takimit. Më 19 nëntor vazhdon leximi i raportit të ministrave, ndërsa vëmendje do t’i kushtohet shëndetësisë dhe arsimit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se raporti do të redaktohet nga tre zyrtarë të lartë. Redaktimi i raportit nënkupton plotësimin e tij me të dhëna shtesë dhe mungesat e detektuara në raport gjatë shqyrtimit tij në kryesinë e partisë, shkuan Alsat.

“Do redaktohet raporti. Janë caktuar tre zyrtarë të lartë të BDI-së për redaktim të raportit, sekretari i përgjithshëm, nënkryetari Mexhiti dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti tha se në mbledhje nuk është diskutuar për shkarkimin ose ndryshimin e ministrave dhe se një pikë të tillë nuk do ta sillte ai me kryeneçësi por me aklamacion.

“Pika e parë kam referuar unë mbi zhvillimet politike në vend. Pika e dytë ka qenë Rregullorja e Kryesisë, pika e tretë ka qenë zgjedhja e sekretarëve të BDI-së dhe pika e katër raporti ekzekutivit”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kryesia e BDI-së ditë më parë rizgjodhi Artan Grubin për shef të kabinetit të Ali Ahmetit. Organet e partisë zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve në kuadër të subjektit ndërsa me vendim të Ahmetit u formua edhe “Departamenti për përkujdesje dhe trajtim të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së” me të cilin do të udhëheqë ish deputeti Rafiz Aliti./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjykata Speciale në Hagë refuzon kërkesën e ish-presidentit/ Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykatës Speciale në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga ish-presidenti…

Arben Taravari sonte në ora 21:30 në Click Plus në TV21

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit Sekretar gjeneral i Aleancës për…

Rusia vazhdon shtypjen e protestave kundër mobilizimit

Edhe mbi 840 persona janë arrestuar në Rusi në protestat kundër mobilizimit…

Moldavia: Na duhet ndihmë për fluksin e refugjatëve ukrainas

Refugjatët kanë vazhduar të marrin rrugë nga Ukraina drejt Moldavisë, duke e…

Gjermani, çmime më të lira për qytetarët që blejnë vetura elektrike

Gjermanët të cilët po konsiderojnë blerjen e makinave elektrike ose hibride, morën…