Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka njoftuar se do të kandidojë për të qenë udhëheqëse e konservatorëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo e bën atë kandidatin e 10-të që është deklaruar zyrtarisht, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë për Daily Telegraph se do të “fillojë të ulë taksat që nga dita e parë” nëse do të bëhej kryeministre.

Zonja Truss, 46 vjeçe, është vlerësuar prej kohësh si një pasardhëse e mundshme e Boris Johnson dhe është treguar të jetë e njohur në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore në sondazhe.

Zonja Truss ka qenë deputete që nga viti 2010 dhe filloi të ngjitet në shkallët ministrore menjëherë pasi hyri në parlament.

Ajo është anëtarja me shërbimin më të gjatë të kabinetit, pasi ka mbajtur poste nën David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen hendbollistit kroat në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të…

​Hovenier: SHBA do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot…

Biden dhe Johnson përshëndetin marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe dy vendeve nordike

Vendet perëndimore kanë mirëpritur lajmin, se Turqia ka hequr bllokadën për anëtarësimin…

Çështja e të zhdukurve plagë e hapur për familjet e viktimave

Kizhevaku, 285 kilometra në jug të Beogradit. Në këtë vend malor, në…

Tërmet 5.6 i shkallësh Rihter në Greqi, dëmtohen banesat, dalin pamjet e para

Një tërmet i fortë me madhësi 5.6 në shkallën Rihter u regjistrua…