Kompania britanike shumëkombëshe e investimeve dhe ndërmarrja e shërbimeve financiare Barclays njoftoi se e ka ulur parashikimin e çmimit të naftës me 12 dollarë për fuçi për vitin 2020.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tani vlerësohet të jetë mesatarisht 31 dollarë për fuçi këtë vit, ndërsa standardi amerikan West Texas Intermediate pritet të jetë mesatarisht 28 dollarë për fuçi.

Banka më 28 janar tha se çmimet e naftës së papërpunuar mund të binin mesatarisht 2 dollarë për fuçi në vitin 2020 për shkak të efekteve ekonomike të shpërthimit të koronavirusit, duke shtuar nëse trafiku i pasagjerëve ajrorë në Kinë përgjysmohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, kjo do të çonte në një humbje prej 300 mijë fuçi në ditë në kërkesën e Kinës për kerozinë.

Deri te kjo erdhi për shkak se OPEC e kryesuar nga Arabia Saudite dhe jo-OPEC të kryesuar nga Rusia dështuan më 6 mars në Vjenë për të ulur prodhimin kolektiv të naftës të grupit të njohur si OPEC+ për të zbutur efektet e dëmshme të shkaktuara nga koronavirusi rreth kërkesës globale të naftës.

“Çmimet ka të ngjarë të mbesin nën presion derisa situata e virusit të vihet në kontroll, dhe nëse ne vazhdojmë në rrugën e parashikuar të ekuilibrave të tregut, madje edhe Arabia Saudite dhe Rusia nuk do të jenë imune nga rënia e çmimit”, tha banka në një deklaratë.

Barclays gjithashtu tha se parashikon një tepricë të furnizimit me më shumë se 5 milionë fuçi në ditë në tregun global të naftës këtë vit, ku teprica e furnizimit vlerësohet të arrijë në 10 milion fuçi në ditë mesatarisht gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020. Ekonomistët vendorë vlerësojnë për Gazetën Lajm se në rast se realizohen këto parashikime për rënie të çmimit të naftës në tregun botëror, ateherë çmimet e benzinës tek ne duhet të bien në 40 denarë, kurse çmimet e dizelit në 35.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…