Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.89% në raport me vendimin e datës 22.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,050 %, te nafta për 1,596 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,569 % dhe te mazuti për 1,311% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,374 den/kg dhe tani do të jetë 52,840 den/kg.

Nga data 26.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95: 95,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98: 98,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V): 96,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1   (EL-1): 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,840 (denarë/kilogram).

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,383%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Si u ‘fshinë’ Nikolai Patrushev dhe Sergei Shoigu nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit?

Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye…

Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi…

Qeveria miraton dy vendime dhe një nismë

Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën…

Kurti në Munich takohet me përfaqësuesin e Bosnjës: Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi demokracinë gjithëpërfshirëse

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndroj në…

“Virusi mund të ketë dalë nga laboratori”, vijon debati për origjinën e Covid

Origjina e Covid ka përfshirë në debat zyrtarët e lartë të shteteve…