Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar sot vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.

Lidhur me lirimin e infermiereve ka reaguar edhe avokati i familjes së të moshuarës.

Meshari Selimaj për KosovaPress deklaroi se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, deklaroi Selimaj.

Ndryshe, sulmi ndaj të moshuarës u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka tërhequr licencën. Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia për herë të parë në zgjedhjet lokale do ta sigurojë transportin e materialit zgjedhor

Nëpunësit policor në këto zgjedhjet për herë të parë do ta sigurojnë…

Kurti dhe Kovaqevski, në Mynih, flasin për marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët

Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të…

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog…

Austria drejt relaksimit të kufizimeve kundër pandemisë

Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit,…

Kovaçki pyet se si është e mundur 1 ton drogë të kalojë përmes Aeroportit të Shkupit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se kanë…