Linjat ajrore në të gjithë botën kanë anuluar më shumë se 25,000 fluturime nga oraret e tyre të fluturimeve për muajin gusht, me rreth 60 për qind të tyre në Evropë.
Një numër kaq i lartë i anulimeve vjen pas mungesës së stafit dhe çështjeve të tjera me të cilat janë marrë aeroportet në Evropë dhe më gjerë në botë, raporton SchengenVisaInfo.com .
Të dhënat më të fundit të siguruara nga Cirium tregojnë se aktualisht Evropa është zona më e prekur. Deri më tani, në Evropë janë anuluar gjithsej 15,788 fluturime që ishin planifikuar të fluturonin në gusht.