Lëvizja Besa do të votojë “kundër” përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nëse nuk zëvendësohet formulimi 20% me gjuhën shqipe. Nënkryetari i Besës, Fatmir Limani për Programin 200 në Alsat tha se kjo parti nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë por këmbëngul në pranimin e amendamentit të saj.

“Ne nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, të cilit do etnitet në kushtetutë, por jemi kundër paraqitjes së shqiptarëve si 20%. Shqiptarët me preambulën e parë të nënshkruar me Marrëveshjen e Ohrit janë popull shtetformues dhe në rast se nuk tërhiqet 20%-shi si definicion brenda për brenda kushtetutës Lëvizja Besa do të votojë “kundër” dhe kjo nuk është kushtëzim”, theksoi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa në Programin 200 në Alsat.

Limani tha se Besa nuk kushtëzon pasi të gjitha partitë janë dakord me heqjen e 20%-it nga Kushtetuta. Sipas tij as kreu i VMRO-së Mickoski nuk është kundër heqjes së 20%-it.

“Ne nuk jemi duke kushtëzuar. Për të kushtëzuar duhet të kesh palë e cila nuk pajtohet. VMRO-ja doli hapur dhe tha nuk është problem të hiqet 20%. Presidenti i shtetit doli me deklaratë se nuk prish punë. Nuk është kushtëzim kjo, është e drejtë legjitime që është garantuar edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ne si Lëvizje Besa kemi dorëzuar një amendament deri te qeveria por pastaj qeveria e deponon në parlament këtë lloj kërkese për ndryshime kushtetuese”, shtoi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa në Programin 200 në Alsat.

Limani tha se Besa nuk do të marrë pjesë në hartimin e amendamenteve në kuadër të grupi të punës.

https://fb.watch/k7N5tGLDn_/?mibextid=Nif5oz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shpërthimet trondisin Kievin, raketat godasin kryeqytetin ukrainas për herë të parë pas disa muajsh

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev janë dëgjuar shpërthime të shumta. Këtë sulm e…

Sa vlen fjala e dhënë për disa politikanë!

Alternativa shkel marrëveshjen e vitit 2020 Çdo ditë e më shumë rritet…

Mori pjesë në votimin për presidenten Vjosa Osmani, AAK merr vendimin për Albena Reshitaj

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë ka diskutuar sot…

Viti 2020 ishte i tmerrshëm për Evropën: Edhe 2021 nuk pritet të jetë shumë më i mirë

Duhet të mundoheni shumë për të gjetur dikë në Evropë që do…

Sveçla: I kemi të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e…