Lidhja Qytetaro Shqiptaro-Amerikane përmes një deklarate për media, kanë shprehur shqetësimin e tyre për siç kanë potencuar “presionin e ri dhe të përshpejtuar nga BE-ja dhe DASH-i ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani”.

Në deklaratën e tyre ata thonë se shqetësimet ia kanë shprehur edhe disa anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së

“Në vend të kapitullimit ndaj Serbisë, duhet të ndërmerren hapat që i mbështesin qëndrimet parimore të shprehura së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Përndryshe, konflikti në Evropën Juglindore do të intensifikohet. Shpresojmë gjithashtu që spastrimit etnik të heshtur të shqiptarëve në Serbinë jugore do t’i jepet fund”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Të dashur miq dhe përkrahës—

Joe dhe unë, së bashku me shumicën dërrmuese të Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për presionin e ri dhe të përshpejtuar nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani që të dorëzohen ndaj veprimeve që favorizojnë qeverinë serbe, në kurriz të Kosovës. Si rezultat, ne kemi vendosur të bëjmë një deklaratë publike mbi shqetësimet tona, të cilën e kemi ndarë me disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA:

1) Në një deklaratë befasuese të Derek Chollet, këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ai tha se ishte mirë të bisedohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin dhe se ai ndante zhgënjimin me vendimin e Kosovës për mos shtyrjen e kërkesave lidhur me targat dhe lidhur me avancimin e integrimit të Serbisë në BE. Me këtë arrihet bashkëpunimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së me Serbinë, presidenti i së cilës nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës dhe çdo synim për të krijuar një shtet të pavarur.

2) Në intervistën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar për Zërin e Amerikës, ai këmbëngul që Kosova të shtyn zbatimin e kërkesave për targat në veri të Kosovës dhe, më e rëndësishmja, që Kosova menjëherë të hyjë në negociata me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të serbëve, për të cilat ai gjithashtu thekson se si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Evropa janë të bashkuara.

Sikur që kemi shpjeguar në të kaluarën, qëndrimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk e pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e komisioneve të Punëve të Jashtme të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ne besojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit po reagon me teprim lidhur me kërcënimet e qeverisë serbe ndaj Kosovës – kërcënime që lidhen me marrëdhëniet e Beogradit me Moskën.

Në vend të kapitullimit ndaj Serbisë, duhet të ndërmerren hapat që i mbështesin qëndrimet parimore të shprehura së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Përndryshe, konflikti në Evropën Juglindore do të intensifikohet. Shpresojmë gjithashtu që spastrimit etnik të heshtur të shqiptarëve në Serbinë jugore do t’i jepet fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

KQZ: Zyrtarët tanë në veri iu pamundësua hyrja në zyra

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se zyrtarët e tyre janë…

Shallenberg: Shkupi dhe Sofja në mënyrë bilaterale të zgjidhin kontestin

Pavarësisht se kur formohet Qeveria e re në Bullgari, të dy palët…

Rasti “Rashkovski”, Ruskovska: Hetimi mund të zgjerohet!

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin me siguri do…

Prokuroria nis hetimet për kontrollorët e AlbControl

Shoqërohen disa prej tyre për t’u marre në pyetje Prokuroria e Tiranës…

39 vjeçari nga Nikushtaku gjendet i vdekur në një automjet në afërsi të Radushës

Një person pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit është…