Një nga figurat më të rëndësishme të opozitës në Bjellurosi, Maria Kolesnikova, u rrëmbye një ditë më parë në qendër të Minskut, por sot ajo është shfaqur në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Kolesnikova ka udhëtuar drejt Ukrainës dhe kishte kaluar përmes pikës së kalimit kufitar në Alexandrovka në orën 4 të mëngjesit të Martën.

Përkrahësja e kandidates së opozitës u rrëmbye një ditë më parë nga persona të maskuar në afërsi të muzeut të Minskut, duke shkaktuar debat jo vetëm në Bjellorusi.

Gjermania dhe Britania kërkuan përgjigje për vendndodhjen e Kolesnikova, ku sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, shkroi në mediat sociale se ishte shumë i shqetësuar për lideren opozitare. Po ashtu ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, kërkoi vendndodhjen e saj dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi.

Kolesnikova është një nga partneret e fushatës së kandidates për presidente, Svetlana Tikhanovskaya, e cila pretendoi fitoren kundër presidentit, Alexander Lukashenko, në zgjedhjet e 9 Gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…