Në ditën e 100 të luftës në Ukrainë, liderët e BE-së kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin ukrainas të cilët po i vuajnë pasojat e luftës.
“100 ditë më parë, Rusia nisi luftën e saj të pajustifikueshme kundër Ukrainës. Trimëria e ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë”, shkroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të BE-së.
“BE është e bashkuar dhe do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund kësaj lufte katastrofike”, shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Po ashtu presidenti i Estonisë, Alar Karis dhe ai letonez, Egils Levits shprehën solidaritetin e tyre me Ukrainën përmes postimeve në rrjetet sociale.