Propozimi për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për ditën e sotme.

“Tema u hoq nga rendi i ditës së COREPER (Ambasadorëve) sot”, thuhet nga Presidenca Çeke.

Klan Kosova nga burime ka mësuar se kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit për targat.

Ndonëse, zyrtarisht është thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit Evropian, si dhe është bërë thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës.

“Bëjmë thirrje për ulje të tensioneve të menjëhershme të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thanë nga Presidenca e Çekisë.

Në një postim në Twitter të Presidencës Çeke të BE-së shihet se pjesë e agjendës nuk është liberalizimi i vizave për kosovarët.

Ndërkohë, dje ekskluzivisht për Klankosova.tv nga ky institucion evropian kanë deklaruar se janë afër një kompromisi për liberalizimin e vizave.

“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshillin e Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 01.01.2024”, thuhet në deklaratë.

Dje në Bruksel është mbajtur edhe një takim i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian. Kjo është hera e tretë që Grupi Punues për Viza brenda një muaji diskutoi për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës për në Zonën Schengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkencëtarët publikuan rezultatet mbi ilaçin Remdesivir, për të trajtuar pacientët me coronavirus

Gati një muaj pasi shkencëtarët amerikanë pretenduan se një ilaç eksperimental kishte…

ASH: Vendimi për 27 prillin, dëshmoi lidhjen e dy regjimeve

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se çdo shkelje e ligjit e veçanërisht veprat…

Shokon Johnsoni: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Provat sugjerojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë…

Rusia, vatra e re e nxehtë e koronavirusit

Rusia mund të jetë vatra tjetër e nxehtë e koronavirusit. Shifrat e…

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që lirohen…