Byroja e Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku nga grupi terrorist serb i udhëhequr nga atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Nga ky grup, tre persona mbetën të vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës.

Në një deklaratë publike, ALDE u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi “që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit nga një grup i madh paraushtarakësh serbë më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda kundër patrullave të policisë së Kosovës në të cilat një polic u vra”.

“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratën e tyre.

Partia ALDE beson fuqimisht se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë, “prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe jep përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti grek “kërcënon” Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë

Nga Mali i Zi, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka dërguar…

Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan prishin stabilitetin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk e ka…

​22 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

Sot bëhen 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani,…

​Gjosha: Shqipëria duhet të luajë rol më aktiv për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ish-ministrja e Integrimeve dhe kandidatja për deputete nga radhët e LSI-së, Klajda…

Plani i Qeverisë Kurti për dialog me Serbinë

Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka…