Nga Lëvizja Demokratike kanë akuzuar pushtetin se po bëhet shkak i ikjes së rinisë duke kërkuar për një jetë më të mirë jashtë Maqedonisë së Veriut.

Ja kumtesa e plotë:

“Përderisa në njërën anë qeveritarët në Maqedoninë e Veriut flasin për kinse “suksese dhe perspektivë” në lëmin e ekonomisë, në anën tjetër të rinjtë, sidomos ata shqiptarë, nuk shohin asçfarë perspektivë, ndaj në kërkim të një ardhmërie më të mirë ata marrin rrugën drejt perëndimit. Ikja e tyre fatkeqësisht gjithnjë e më shumë po bëhet e dukshme në mesin tonë!

Duhet të dihet se largimi nga shtëpia, në traditën e shqiptarëve, është një segment i dhimbshëm, sepse është hapi i fundit pas përpjekjeve për të gjetur zgjidhje tjera.Të shtunën stacionet e autobusëve (por edhe Aeroporti i Shkupit) janë të mbushura përplot me familjarë, të cilët përcjellin fëmijët e tyre që kanë bileta njëdrejtimëshe. Është një pamje tepër tronditëse, një pamje e cila pasqyron dështimin e një qeverie, e cila mendon vetëm për perspektivë e anëtarëve të vet dhe të familjeve të tyre.

Kot apelon BDI për të aplikuar të rinjtë tanë për të punuar në ndërtimin e korridoreve. Për plotësimin e 2000 vende pune mezi u paraqitën 300 të interesuar, sepse forca e punës po derdhet me të madhe jashtë Maqedonisë së Veriut.

Kjo ikje masive ka bërë që të zbrazen vendbanimet shqiptare, ka bërë që në përmasa alarmante të bie numri i nxënësve, të mbyllen shumë shtëpi e të hapen shumë plagë shpirtërore.E gjithë kjo është pasojë e keqqeverisjes, e padrejtësisë, e korrupsionit, e pasigurisë, e paperspektivës, e mungesës së moralit, e kapjes së shtetit, e vjedhjes dhe hajnisë!

Ndaj ikjet e të rinjve nuk do të pushojnë, siç nuk do të pushojnë as edhe autobusët dhe aeroplanët, që i çojnë këta të rinj të dëshpëruar në vendet e Perëndimit, ku shpresojnë se do të gjejnë një jetë më të dinjitetshme” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kryetari i Londrës bën Umre në Qabe

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka vendosur që për fundvit t’i vizitojë…

Sela: Bullgaria ende ka pretendime territoriale! Nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë histori të rrejshme

Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i…

Edhe 13 të vdekur dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

“Duhet t’i japim fund luftës”, sekretari i Përgjithshëm i OKB takon Lavrov në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, u prit sot në një…

RMV: Nga nesër hyjnë në fuqi masat shtetërore për kursimin e energjisë elektrike

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, me…