Edhe sivjet gati i kalova të gjitha xhamitë më të mëdha të Shkupit, të Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Dibrës, Strugës! Gjithandej e njëjta pamje që po më trishton. Nuk ka namaz ku nuk po më mbushen sytë me lotë nga një pamje e trishtueshme – NUK KA XHEMAT, XEMATI PO PAKËSOHET, XHEMATI NUK DO TË LIDHET PAS HOXHALLARËVE. Sa më ka marrë malli për islamin e gjyshit tim

Shkruan: Shaqir Kamberi

Jam përtej moshës së mesme, me familje mirë të konsoliduar, me djem të mbarë, kushtet si asnjë më mirë dhe, kam kaluar një jetë të tërë duke punuar me nder e me djersë, duke falëndëruar, mbi të gjitha, të Madhin Zot që më mundësoi një jetë solide. Dhe, ky falënderim nuk është shprehur vetëm si fjalë goje, por me një devotshmëri e me përkushtim të lartë në kryerjen e çdo detyre që e njoh si detyrë, si obligim, si parim islam.
Kam një traditë të cilën nuk do ta kisha ndërruar me asnjë traditë tjetër! Çdo Muaj të Ramazanit e pres me padurim, kërkoj vetëm atmosferë të lumtur e të devotshëm brenda familjes, nuk dua zënka, zë të ngritur apo mospajtime. Çdo gjë dua të shkojë në harmoni të përkryer, me lutje e me madhërim të Allahut Mëshirëplotë.
Veç kësaj, tash e njëzet vite praktikoj që, drekën, ikindinë dhe teravitë t’i falë nëpër xhami të ndryshme. Një muaj të tërë jam në terren, famirësisht, tashmë falë edhe mirëkuptimit të djemve që më shoqërojnë në këtë “rrugëtim”!
Edhe sivjet gati i kalova të gjitha xhamitë më të mëdha të Shkupit, të Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, madje para dy ditësh isha edhe në Dibër dhe Strugë! Gjithandej e njëjta pamje që po më trishton. Nuk ka namaz ku nuk po më mbushen sytë me lotë nga një pamje e trishtueshme – NUK KA XHEMAT, XEMATI PO PAKËSOHET, XHEMATI NUK DO TË LIDHET PAS HOXHALLARËVE!
Xhamitë e Shkupit kurrë në historinë e vet nuk kanë qenë kaq të pakta me xhemat. Dikur xhamitë pëlcisnin nga xhemati, të paktën për teravi, kurse sot, hej, merreni me mend, xhamitë Jahja Pasha, Isa Beu, Sulltan Murat…me dy-tre safe! Nuk po flas për ato xhami që i mbush me urdhër megalomani myftiu i dobët Qenan Ismaili sa për të bërë ndonjë fotografi e për t’i bërë qejf vetes se sa shumë xhemat që ka pasur! Islami nuk praktikohet me dhunë e me hatër, islami praktikohet vetëm me bindje, me shpirt dhe në situata të pastra. Aty ku ka llum e plehra nuk mund të biesh në sexhde!
Trishtimi tjetër që po më zë është edhe mënyra e praktikimit të namazit, të cilin nuk ma ka falur si të rinjtë e sotit, as babë e gjysh, as stërgjysh e katragjysh. Po kaq trishtuese janë edhe pamjet e “imamlerëve”, të cilët, janë kilometra larg esencës së islamit dhe janë të kryqëzuar për forma që i ofrojnë në emër të islamit. Në ligjeratat e tyre ka hile, ka hipokrizi, madje kam dëgjuar “hoxhën” që i thotë dy-tre vetëve “e keni detyrë t’m’i bani nja 100 fotografi deri sa mbaj vaz”! “Hoxhallarët”, qofshin ata të drejtimit hanefij ose të ashtuquajturit selefi, vehabi… më shumë po pozojnë se sa po ligjërojnë! Mazalla që fillojnë me vazet pa u ardhur kamerat! Mbase faktet u duhen t’i dërgojnë në qendrën që i paguan, por, nuk e kam të qartë se cili është fitimi i Qenan Ismailit që na i ka ba tullusum xhamitë me lloj të sektarizuar, që ua ka falë sikur të ishin prona të babës së vet! Bile edhe kur organizon tribuna, xhematit tonë ua imponon ndonjë të atillë edhe nga jasht vendit – thuaja se këtu po na mungojnë! Më ka marrë malli për një islam të gjyshit tim, për një ders si të tij për namaz si të tij, të trashëguar denbabaden! Xhemati më shumë po shpërndahet nëpër objekte, nëpër shtëpi, nëpër sallone, ku po i falin familjarisht teravitë, duke e ruajtur atë formë të faljes që e kanë trashëguar nga të parët e tyre! Druaj që kjo pamje do të reflektohet edhe në tubimin e fitrit, sepse, sivjet shumë pak fitra do të paguhen nëpër xhami e për Medrese! Nuk është alamet aktiviteti t’i mbushish xhamitë me medresante, t’i shëtisish në këtë agjërim nga një cep i vendit e në cepin tjetër, të kërkoshë prej tyre që të pozojnë sa më masovikisht që të shihet “angazhimi i madh i myftinisë së Qenan Ismailit”! Kjo është tallje me këto vajza, unë nuk di a kanë ato baballarë, a kanë vëllezër, a kanë familje! Nuk po na intereson që të shohim a dinë të këndojnë ato apo jo! Mua personaisht dhe xhematit na intereson se si, për shembull, Qenan Ismaili do ta ndalojë këtë dallavere të ortodoksëve që të na e mbushin Shkupin me kryqa! Na intereson të dimë se cilat janë politikat e Qenan Ismailit për ta drejtuar jetën fetare në Kryeqytet dhe hiç nuk na intereson se a do t’i përgjigjet atij drejtori duke ia lëshu një kontigjent medresantesh “këngëtare”! Na intereson të dijmë se çfarë po bëhet me vakëfin, ku i harxhoi paratë e vakëfit që ia dhanë si letra në vlerë gjatë procesit të denacionalizimit të vakëfit! Na intereson të dijmë se çka u bë me “Ibni Pajkon”, me ish-objektin e Myftinisë së Shkupit që ka degraduar deri në kolybe të bostanaxhinjëve! Na intereson të dijmë se cila është strategjia e tij për ta çuar përpara islamin burimor, atë që historikisht është kultivuar në këtë hapësirë e që sot po i thonë “islam tradicional” i myslimanëve të ktyre anëve! Kjo na intereson neve, xhematit të Shkupit, kurse kjo më së paku, madje fare nuk i intereson Qenan Ismailit!
Po ashtu, e njëjta fotografi e shkretë vërehet anekënd vendit, edhe nëpër xhamitë e mëdha të qendrave tona. Dy-tre safe xhemat! Çka është kjo ikje e myslimanëve nga xhamitë? Çka është ky dëshpërim, ky zhgënjim, kjo mosdëshirë për ta lakuar kokën nga xhamitë!
Ja, sapo lexova se si Shaqir Fetai, ky farë bilmezi, u shpreh fëlënderime xhematit të një xhamie në Zvicër të cilët e paskan nderuar dhe e paskan mbushur përplot xhaminë, pamje kjo që e paska “fascinuar” Shaqir Fetain e “nderuar”! Ky është kryeidioti! Ky pis i nënçmon, i poshtron, tallet me ata myslimanë që janë përplot mallë e devotshmëri! Ata mblidhen në shumicë edhe kur nuk është Shaqir Fetai. Ata janë besimtarë të sinqertë e të mirë. Ata nuk shkojnë në xhami për hatër të Shaqir Fetait, këtij farë spiuni. Ata në xhami shkojnë se e ndjejnë detyrim islam, se e ndjejnë obligim të shenjtë për t’u falur e lutur e jo për t’u fotografuar me Shaqir Fetain. Ata shkojnë me shumicë nëpër xhami, ndonëse e dinë se ka edhe aty spiunë e tradhëtarë, por ata shkojnë për Allah!
Shaqir Fetai duhet mos të na flasë për “fascinimet” e veta që po i përjeton në diasporë si barkmadhi pas kapsllëkut! Shaqir Fetai duhet të na tregojë se çfarë po bëhet, pse xhamitë tona po zbrazen! Duhet të na thotë se a është i vetëdishëm se që kur erdhi me dallavere në krye të BFI-së xhemati “po tjetërsohet”, nuk po do të përzihet me të pabesë e tradhëtarë. Shaqir Fetai dhe soji i tij mund të kenë xhemat porse, xhemati i tyre prej spiunëve, tradhëtarëve, munafikëve, hipokritëve, është minoritet, është shumë i vogël në krahasim me myslimanët e devotshëm të vendit. Këta për momentin janë në defansivë. Të shashtisur dhe, vetëm po kundrojnë se çfarë po bëjnë soji i Shaqirave dhe Qenanave por ama, nëse lëshohen në ofensivë atëherë Shaqirat e Qenanat vetëm në u futshin në birë të miut të gjerizit! Dhe, patjetër që do të lëshohen, shumë shpejt!
Para tre – katër vitesh në kohë teravishë ziheshin edhe rrugët kryesore të shumë lagjeve të Shkupit, ziheshin me xhemat e me makina, ziheshin trotuare, sepse, xhemati ishte në numër tepër të madh. O Zot, kurrë mos e përsërit këtë pamje që e kemi nëpër xhami në këtë Ramazan të sivjemë! Me t’u copëtu edhe shpirti nga trishtmi! E kjo si duket po e lumturon Qenan Ismailin, Shaqir Fetain dhe sojin e ndytë të këtyre dyve!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Samiti virtual i Parisit për dialogun Kosovë-Serbi nis në orën 10:30

Sot do të mbahet Samiti i Parisit, për t’i dhënë mbështetje politike…

Policia e Kosovës demanton lajmin e medieve serbe për rrahjen e tre serbëve në Bërnjak

Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e medieve serbe, të cilat pretendonin…

Bogoevski jep dorëheqje nga funksioni i deputetit, Ahmeti nuk e ka ndërmend!

Deputeti Pavle Bogoevski ka paraqitur dorëheqjen e tij deri tek shërbimet parlamentare.…

Mali i Zi refuzon të strehojë afganët

Mali i Zi ka vendosur të mos i strehojë qëtetarë afganë që…

Kusari-Lila: Prishja e koalicionit qeverisës, çështje e ditëve apo e javëve

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka parashikuar se…