(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor i librit”, organizuar nga Biblioteka Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, mbajtur në hapësirat e po këtij Institucioni)

Elion Jusufi, student

Në Bibliotekën Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, për herë të parë u mbajt një panair i librit, i cili, meqë organizohet dhe mbahet në një institucionin universitar, u quajt si “Panairi studentor i librit”! Si çdo fillim, edhe kjo nismë u përcoll me një sërë lëshimesh, të cilët nuk do t’i bënin nder madje as një asociacioni amator! Nisma nuk pati ndonjë apel të gjerë për përfshirje sa më të madhe të botuesve të librit. Krijohet përshtypja se gjithçka ka qenë në mënyrë interne dhe selektimi ka qenë mbi baza miqësore. Nga shtëpitë botuese shqiptare kanë qenë të ftuar vetëm dy të tilla, (Albasi dhe Logos A), të cilat jo se u ndjenë fort rehat në këtë panair, pa pjesëmarrjen edhe të shtëpive të tjera simotra shqiptare. Nga kontaktet me disa shtëpi botuese shqiptare që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, mësohet se asnjëra nuk ka pasur as thirrje, por as dijeni rreth një organizimi të tillë!
“Panairi studentor i librit” dallohet për nga panairet e tjera, sepse kjo ngjarje mëton distribuimin sa më të madh të librit, qoftë kjo edhe përmes dhurimit për ata që e duan librin, por nuk kanë mundësi për ta blerë, sidomos komuniteti studentor. Stendë ka pasur edhe organizatori, pra BNU “Shën Klimenti i Ohrit”, e cila ka dhuruar libra nga fondi i grumbulluar nga dorëzimi i detyrueshëm i ekzemplarëve të botimeve vjetore nga shtëpitë botuese të vendit, si në gjuhën maqedonase po ashtu edhe në atë shqipe.
Mënyra e organizimit, madje tërë organizimi i kësaj ngjarje më tepër krijon përshtypjen e një matrapazllëku (shpëlarje parash nga ndonjë projekt i sponsorizuar) se sa ndonjë përkushtim serioz ndaj librit!
Biblioteka shtrihet pranë një korpusi universitar të frekuentuar nga mijëra studentë, ku janë të punësuar qindra profesorë, është po ashtu shumë afër Universitetit “Nëna Tereze”, por edhe Universitetit të Evropës Juglindore! Përkundër këtij fakti, panairi i librit nuk është vizituar as nga pesëdhjetë studentë. Nuk janë dhuruar më shumë se dhjetë-pesëdhjetë libra, ndërsa nga titujt shqip janë shitur vetëm tre libra!
Studentët e intervistuar thonë se as që kanë dëgjuar për organizimin e këtij panairi, as që ka pasur reklamë e as që është publikuar ndonjë njoftim apo apel për ta vizituar panairin, ku vizitorët do të mund të marrin edhe falas libra!
Kjo Bibliotekë pa dyshim që është Institucion nacional i Ministrisë së Kulturës, pra organizëm që mbahet nga buxheti shtetëror vetëm e vetëm të përkujdeset për LIBRIN! Nga ana tjetër, kjo ngjarje stihike, seleksionuese dhe, njëkohësisht edhe përjashtuese, a nuk është një tallje institucionale me librin? Apo, më mirë ta luhatim derën kot, se sa të rrimë kot! Optimistët do të thoshin se të gjitha këto lëshime vijnë nga “druajtja e fillimit”! Atëherë, mbarësi në të ardhmen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…