Në një inervistë në mediat maqedonase ju paskeni folur për veprat e Juaja të pakontestueshme patriotike e shtetërore. Lexova një titull: “Historia do të shkruaj për veprat e Ali Ahmetit”! Për asnjë moment nuk do të doja të lexoj në historinë kombëtare se, edhe Shaqir Fetai, udbashi me nofkën ORAO, është vepër e Juaj! Nuk dua që në historinë kombëtare lideri im të dalë gabimtar e i vetënjollosur

Shkruan: Ilir R.Topi

Me shumë respekt për liderin tim, Ali Ahmeti!

E di që jam tërësisht “anonimus” që t’Ju drejtohem me një letër të hapur por, ndjej obligim kombëtar që të jap kontributin tim në ruajtjen e pastërtisë absolute të figurës Suaj!
Pa dyshim, keni shumë vepra të pakontestueshme kombëtare! Keni arritur shumë dhe, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet t’Ju jenë mirënjohës deri në amshim! Nuk dua që lideri im të jetë i njollosur, as të jetë objekt manipulimi, përmes paisjes me informacione nga më të gabueshmet, nga ato që mund t’i plasojë vetëm shërbimi serbo-rus!
Natyrisht, jam shumë i vogël dhe fare i parëndësishëm që t’Ju sinjalizoj në këtë kurth, por, që kur e keni pranuar publikisht se edhe Shaqir Fetai është “vepër e Juaj”, ndjej thellësisht në shpirt se, dikush duhet t’Ju këndellë e t’Ju tregojë se, me këtë vepër, ia keni huqur shumë keq, deri në përmasa të tradhëtisë kombëtare! Kjo huqje nuk dua që të jetë “vepër e Juaj”! Këtë vërejtje ua thotë vetëm ai që është i sinqertë dhe që Ju do me gjithë shpirt, që Ju respekton deri në “Perëndi” e që në ju e sheh “shpëtimin kombëtar”!
Ju, natyrisht që jeni njeri që gjithnjë keni pasur kujdes të veçantë ndaj “teorive të konspieracionit”, gjithmonë keni pasur kujdes ndaj stigmatizimeve dhe etiketimeve të njerëzve të ndryshëm. Ndaj dhe nuk u shkoi ndoresh shërbimeve sekrete serbe që t’ju etiketojnë si “spiun serb”! Ju luftuat, Ju patët shumë miq që luftuan për ju, ju patët një komb të tërë në krahuin Tuaj dhe ia arritët ta shpallni “nul” tërë atë etiketë të paimagjinueshme.
Megjithatë, z. Kryetar, si mund t’Ju amnistoj nga një gabim trashanik që e keni bërë duke u rreshtuar pas njeriut më kontravers për momentin në Maqedoninë e Veriut, pas spiunit me dokument të UDB-së, Shaqir Fetait. Dakord, pas një kohe të gjatë të shoqërimit, të ngrënies së mishit të skuqur e të pijeve të llojllojshme, erdhi koha e ndarjes me ish-mikun e Juaj, H. Sulejman ef. Rexhepit, por nuk e kuptoj pozicionimin e Juaj në krah të Shaqir Fetait, kushëririt të Milaim Fetait, spiunit të dëshmuar që Ju, pa kurrfare verifikimi, e keni emërtuar ambasador në Kroaci!
Ky gjest, ky vendim, ky përcaktim nga ana e Juaj është i pakuptueshëm, shumë e dyshimtë dhe që nuk Ju bën aspak nder!
Ju, tashmë jeni bindur në rolin provincial të Shaqir Fetait; jeni bindur se dëmi është shumëfish më i madh se sa dëmi që po shkaktohej nga H. Sulejman ef. Rexhepi! Shaqir Fetai është i papërfillshëm, është i padëshirueshëm, është i parespektueshëm, ngase nuk ka personalitet, ngase kapaciteti i tij angazhues është provincial, ngase e kaluara e tij e bën shumë të kompleksuar, ngase është më i padëshirueshmi i popullit (jo i partisë!),, prandaj, është koha që detyrimisht ta korrigjoni gabimin e juaj fatal!
Shaqir Fetai është shumë i vogël dhe pa kurrfarë bagazhi intelektual e fetar që Ju të angazhoheni që ta vini në krye të BFI-së!
Në krye të BFI-së duhet të jenë njerëz me kompetencë, me njohuri të stërholluara, me dinjitet e integritet që edhe ju do t’Ju jepte peshë në angazimin eventual për ta hequr qafe! Ju nuk guxoni të ia huqni! Ju gjithnjë duhet të jeni në krye të detyrës kombëtare dhe të përkujdeseni që mos të gaboni! Ju nuk mund të keni respekt për një person për të cilin nuk kanë respekt as familja e tij, as lagja e tij, as katundi i tij! Shaqir Fetain nuk e duan sepse të gjithë e dinë se cili ka qenë roli i tij derisa ju përndiqeshit nga policia serbe viteve tetëdhjeta. Shaqir Fetai ka përndjekur shqiptarë, ndaj gjithnjë ka qëndruar si “macja nën sofër”, prandaj, më habit gatishmëria e Juaj për ta përkrahur Shaqir Fetain, alias Orao-n (nofkë policore serbe)!
Ju e kani detyrë kombëtare që ta shpëtoni Institucionion e BFI-së nga degradmi i më tejmë. Ju, me përcaktimin e Juaj që ta përkrahni Shaqir Fetain, në fakt keni kapur në dorë kazmën e degradimit dhe shkatërrimit të BFI-së! Edhe kjo vepër nesër do të llogaritet si vepër e Juaj?! Ishalla jo, kurrë nuk do t’Tua kisha dashur një etiketim të tillë.
Ju jeni shumë i vetëdishëm se kush mund të jetë ai që ka kapacitete të lidershipit në krye të këtij Institcioni! Ju e keni obligim kombëtar (nëse jo fetar) që ta shpëtoni këtë Institucion sa fetar aq edhe kombëtar! Ju nuk guxoni që këtë Institucion t’ia lini në dorë një udbashi të dokumentuar katërcipërisht! Ju nuk guxoni që të përfshiheni në dëshirën e flaktë të LSDM-së për emërtimin e tij në krye të BFI-së. Të paktën Ju keni forcë morale, kombëtare e fetare për ta korrigjuar këtë gabim fatal për një nga Institucionet më të rëndësishme të vendit! Ju, përfundimisht, duhet të çliroheni nga etiketimi si “adhurues” i udbashëve që ua do xhani që t’i emërtoni nëpër poste të rëndësishme!
Ju lutem Kryetar, Ju përgjërohem me përulje, reflektoni dhe përmirësojeni këtë gabim fatal për Ju dhe për Myslimanët-Shqiptarët e vendit. Mos u bëni pre e informatave servile, e informatave të luluara dhe pre e grupimeve kalsite që të forcohen ata e t’Ju njollosin JU! Dua që amshueshëm të ngelë e papërlyeme figura e juaj e ndritshme kombëtare.
Me shumë respekt!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Si e diskrediton veten Shaqir Fetai

Me gjasë, Shaqir Fetai vazhdon të vuaj nga “jugo-nostalgjia”! Shumë takime me…

Rregullat për të hyrë në Shqipëri nga data 6 shtator

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi sot se…

Abdulla Mehmeti: Askush nuk mund ta cenojë pronësinë intelektuale të tjetërkujt

R e a g i m ASKUSH NUK MUND TA CENOJË PRONËSINË…

Letër nga Tetova – MARRËVESHJA E OHRIT PA FRYMË KULTURORE?!

A u kërkua ndonjëherë interpretimi autentik i Marrëveshjes së Ohrit edhe nga…