Prokuroria speciale ende pret shkresë zyrtare nga Prokurori publik i shtetit Lubomir Jovevski, i cili dje deklaroi se do i marrë të gjitha lëndët që do ia dorëzojë PSP-ja. Specialja nuk ka ende qëndrim të prerë nëse Jovevski do e marrë dokumentacionin e plotë bashkë me “bombat” , hetimet dhe procedurat para-hetimore që i zhvillon kjo prokurori. Nga Prokuroria e Jovevskit për momentin vetëm thonë se çdo lëndë e dorëzuar nga PSP do të shqyrtohet veç e veç, do të vërtetohet kompetenca e vërtetë dhe do të shpërndahen nëpër prokurori varësisht nga ajo se për çfarë veprash penale bëhet fjalë. Ish prokurori publik Jovan Tërpenovski, vendimin e Jovevskit e konsideron si shpëtim për lëndët e PSP-së.

Prokurori publik i Maqedonisë në vendngjarje i sheh të përfshirët për disa vepra penale dhe kush është kryerës, dhe me këtë rast, me marrjen e lëndëve nga Prokuroria e rregullt dhe me shpërndarjen e tyre, praktikisht ndërpritet mundësia për vjetrimin e tyre. Ato vazhdojnë atje ku kanë ndaluar. Në asnjë mënyrë personat që kanë kryer vepra penale nuk mundet të amnistohen dhe falen, patjetër të përgjigjen”. – theksoi Jovan Trpenovski, ish prokuror publik

Deri më tani nuk ka përgjigje se çfarë do të ndodhë me bisedat e përgjuara, që nuk janë zbardhur deri më tani, pasi Katica Janeva ka thënë vazhdimisht se një segment shumë i vogël i “bombave” është dëgjuar dhe ka shumë të tjera. Tërpenoski vlerëson se PSP-ja, duhet ti dorëzojë të gjitha materialet në prokurorinë e shtetit.

Ato që nuk janë dëgjuar, mendoj se prokuroritë tjera publike që do të punojnë në atë çështje do të vazhdojnë ti dëgjojnë dhe do të vlerësojnë çfarë duhet të bëhet. I gjithë materiali mendoj se prokurori publik kompetent, që do të jetë me vendim të Prokurorit publik të shtetit do të duhet ti dëgjojë, do të duhet ta dijë tërë situatën ”.- potencoi Jovan Trpenoski – ish-prokuror publik

Fati i prokurorëve dhe hetuesve të PSP-së është i pasigurt. Ministrja e Drejtësisë Renate Deskoska, beson se me situatën e re Ligji i Prokurorisë Publike nuk është urgjent, megjithatë se duhet të miratohet. Me të parashikohet që stafi i PSp-së, ti bashkohet Prokurorisë për Krimin të Organizuar dhe Korrupsion nën udhëheqjen e Vilma Ruskoska. Opozita, ndërkohë, kërkon që prokurorët -ndihmës të Janevës të kthehen në prokuroritë prej ku kanë ardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…