Pas lëndës për bankën Eurostandard, për ish-ministren e financave, Nina Angellovska, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit hapi lëndë të re. Do të kontrollohet a i është ndarë në mënyrë të drejtë ndihma, përkatësisht a ka pasur nevojë reale kompania për online tregti për ndihmë të tillë, apo të njëjtën e ka fituar me arsye të pabaza.

Sipas të dhënave nga vegla për transparencë “Financa të hapura”, kompania VEBSPOT SHPK e cila qëndron pas platformës për online tregti grouper.mk, për tre muaj nga shteti ka marrë ndihmë për pagesën e pagave në vlerë prej 11 mijë eurove.

Nga kompania VEBSPOT për REL thonë se kompania çdoherë ka punuar në përputhje me rregullat ligjore. Shtojnë se atë parim të punës e kanë respektuar edhe gjatë marrjes së ndihmës për pagesë të pagave.

“Mbështetja financiare për pagesën e pagave të punëtorëve ishte masë anti-krizë e kushtëzuar dhe joselektive e cila vlente për të gjithë kompanitë që i plotësojnë kushtet e publikuara”, thonë nga kompania Vebspot.

Nga VMRO-DPMNE sot edhe një herë e thirrën PP që të hap lëndë për shpërndarjen e ndihmës së tillë për kompaninë e Angellovskës dhe për kompaninë “Elenica” për të cilën thonë se është kompani familjare e Zaevit, si dhe Zaev dhe Angellovska të kthejnë paratë.

“Kemi dyshime se në këtë rast është kryer vepra penale – Keqpërdorim i funksionit zyrtar dhe autorizimeve nga neni 353 paragrafi 5 nga Kodi Penal me çka është bërë dëm mjeteve të Buxhetit, që sanksionohet me dënim me burg prej më së paku 4 vjetëve. I bëjmë thirrje PP që të hetojë rastin dhe në afat sa më të shkurtër të kryej veprime në drejtim të kthimit të parave te qytetarët”, deklaroi Naum Stoillkovska, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ky është rasti i dytë me funksionarë të lartë për të cilin KSHPK hap procedurë për pjesën e ndarjes së mjeteve nga seti i parë i masave ekonomike. Në të njëjtën lëndë po hetohet për kompaninë në të cilën ish-Zëvendës Kryeministri Kocho Angjushev është pjesë e strukturës së pronësisë “Brako”, e cila gjithashtu përdori disa nga këto masa.

Dje, Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së Odës Ekonomike, tha se çdo kompani në vend mund të kërkojë ndihmë nga masat anti-krizë nëse përballet me pasojat e krizës së kovidi-19. TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…