Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela komentoi heqjen e gjuhës shqipe nga faqja e internetit të Qendrës Informative Kulturore, pas emërimit të Antonio Dimitrov si drejtor nga ana e Qytetit të Shkupi, përcjell TV21. Edhe përkundër se ASh ka postin e nënkryetares në Qytetin e Shkupit, Sela tha se i përket Inspektoratit për Implementimin e gjuhës shqipe që të shqiptojë dënim ndaj drejtorit në fjalë..

“Unë i bëj apel Inspektoratit për Implementimin e gjuhës shqipe që të shkojë dhe ta dënoj atë drejtor, çdo dite dhe sa herë që ai shkel ligjin, jo vetëm atë, por çdo drejtor që shkel ligjin. Unë formë tjetër nuk kam sepse nuk jam kryetar i Qytetit të Shkupit, nëse do të isha, ai nuk do të ishte as 24 orë më në krye të asaj detyre”, deklaroi Sela.

I pyetur se çfarë pritet të ndërmerr nënkryetarja Bujare Abazi në lidhje me këtë çështje, Sela tha se posti i nënkryetares është vetëm funksion ceremonial.

“Është një post ceremonial, i shpikur, për të thënë ja kemi marrë një nënkryetar të Qytetit të Shkupi, jo nga ne, i shpikur në kohën kur në Qytetin e Shkupit menaxhonte BDI-LSDM, për të treguar arritjen e madhe, është pozicion ceremonial që zgjidhet nga këshilltarët, zgjidhet një përfaqësues, vetëm kur nuk është prezent kryetarja që ta zëvendësoje në atë periudhë”, theksoi Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Si e kishte dënuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Masakrën në Reçak

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte dënuar ashpër Masakrën e Reçakut në…

Greqia vaksinë me detyrim për disa kategori

Mitsotakis: Punonjësit e shëndetësisë dhe të azileve, të parët Greqia ka vendosur…

Kurti: Po të kishte referendum për bashkim me Shqipërinë, do të votoja pro

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti është deklaruar në lidhje…

BE ofron 500 mln Euro për fermerët e vendeve anëtare të bllokut

Ekzekutivi i Unionit do të ofrojë ndihmë edhe për fermerët e Ukrainës…

Abdulla Mehmeti: Askush nuk mund ta cenojë pronësinë intelektuale të tjetërkujt

R e a g i m ASKUSH NUK MUND TA CENOJË PRONËSINË…