Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një emision televeziv, vetëm kohë më parë kishte deklaruar se të akuzuarit e 27 prillit nuk kanë kryer vepër terroriste, siç edhe po akuzohen nga gjyktatat.

Ahmeti në prononcimin e tij ka thënë se nuk pajtohet me kualifikimin terrorizëm.

“Unë për vete nuk do isha dakorduar me kualifikimin terrorizëm. Është kualifikimi më i rëndë” ka thënë Ahmeti mes tjerash.

Ndryshe këtë ide të Ahmetit e ka përkrahur edhe Pendarovski. “Ndërhyrja e dhunshme në Kuvend është një përvojë traumatike, dhe sulmuesit në zemër të Kuvendit nuk janë terroristë”, këtë e deklaroi kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në një intervistë, i cili beson se vepra rrezikimi terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, nuk ishte vepra për të cilën duhej të ndiqen penalisht. Përveç kësaj, presidenti thotë se dënimet e të dënuarve ishin të larta dhe mbështet një rigjykim për rastin e 27 prillit, vetëm nëse ka prova të reja.

Gjykata penale dënoi 16 persona me burgim të përgjithshëm prej 211 vjet, ndërsa Gjykata e Apelit i uli dënimet në 188 vjet. Paralelisht ende po zhvillohet procesi gjyqësor kundër organizatorëve të dyshuar të ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend./ALMAKOS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…