I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një zotim të cilin e ka bërë Kosova dhe të cilin duhet ta zbatojë.

Lajçak tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është diçka që e kërkon Brukseli, por një çështje për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia.

“Është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova, përfshirë ratifikimin në Kuvend, prandaj ka një parim të mirënjohur të së drejtës ndërkombëtare që thotë ‘ajo që është pajtuar duhet të zbatohet’. Nuk është diçka që Brukseli e kërkon, është diçka që është pajtuar mes palëve në dialog – Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi jonë si Bashkimi Evropian, karshi Kosovës dhe Serbisë, është që ajo që është pajtuar do të zbatohet”.

“Ka çështje të tjera në listën time për Kosovën dhe atë për Serbinë, por kjo është mjaft e ndjeshme. Serbia e sheh këtë si çështjen më të rëndësishme dhe nuk mund t’i ikim kësaj çështje. Kjo nuk është vetëm që ta kënaqim Bashkimin Evropian, por me të vërtetë që ta shtyjmë procesin përpara”, ka deklaruar emisari evropian në konferencën për media në fund të vizitës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aleati i Putin: Rusia do të pushtojë sot Mariupolin

Një aleat kryesor i presidentit Vladimir Putin tha se forcat ruse do…

Për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës u pajisën…

Kuvendi i Maqedonisë assesi të funksionojë normalisht, nuk ka kuorum

Kuvendi edhe sot nuk arriti të miratojë pika nga rendi i ditës…

Kurti në Londër pritet të ketë për herë të parë përballë Brnabiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Londër ku do…

Lajmi për dorëheqjen e Haradinajt shkon në botë

Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje pasi është ftuar për intervistim nga…