Ka përfunduar takimi në mes pesë emisarëve ndërkombëtarë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se temë diskutimi ka qenë propozimi i planit evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ai shtoi se ka pritur më shumë mirëkuptim në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, ka deklaruar Lajçak.

“Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zëdhënësi i talibanëve: Afati i 31 gushtit për tërheqjen e ndërkombëtarëve – “vijë e kuqe” (VIDEO)

Një zëdhënës i talibanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen…

Kina thotë se nuk mban anë në luftën e Ukrainës, por arrin marrëveshje të shumta me Rusinë

Xi Jinping thotë se Pekini ka një pozicion të paanshëm në luftën…

Kurti takon Rohden, flasin për samitin e ardhshëm mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal

Samiti i ardhshëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tregu i përbashkët…

Joveski e dëgjon Janevën, Prokuroria Publike i merr lëndët e PSP-së

Prokuroria Publike (PP) përmes një kumtese për media informon se pas mbajtjes…

Scholz për dialogun: Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe…