Ministri i Ekonomisë pranë Qeverisë së RMV-së, Kreshnik Bekteshi, paska vendosur që t’i vizitojë edhe bashkësitë fetare dhe, prej tyre, si prej subjekteve që më së shumti po shpenzuakan rrymë në vend, të kërkojë ndihmë! Ndihma do të konsistojë në apelet e krerëve të BFI-së drejtuar besimtarëve të tyre që të reduktojë për sa të jetë e mundur shpenzimin e energjisë elektrike. Të parin e vizitoi instalacionin e pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetain

Nga Jasir Jashari

Po si iu përgjigj këtij halli qeveritar Shaqir Fetai? A ka më turp se sa për një “kryetar” të gënjejë e të mos dijë se çka po flet? Vërtet, pse ministria ekmomike paska konstatuar se BFI-ja (si dhe bashësitë e tjera fetare) qenka shpenzuesja e madhe e energjisë elektrike! Si po e shpenzuaka këtë energji ky Institucion? Si paska mundësi të jetë një prej borxhlinjëve më të mëdhenj në vend! Pse një fukarai, nëse nuk paguan rrymën, ia ndërpresin menjëherë, ndërsa Shaqir Fetait jo! Pse ta lënë të jetë një prej borxhlinjëve më të mëdhenj në vend!
A guxon një “kryetarë” të gënjejë kaq shumë, të bëjë një gafë të tillë e cila e nxjerr zbuluar si injorant total! Shaqir Fetai thotë: “Ne menjëherë do të apelojmë në të gjitha 700 e disa kryesi që kemi në RMV, në 13 myftinitë tona ku ato do të apelojnë tek të gjithë xhamitë e kështu me radhë që me të vërtetë të kenë kujdes…” Shaqir Fetai na i paska 700 e disa kryesi në 13 myftini”! Dhe, të gjitha këto “kryesi” do të kërkojnë prej xhamive “që me të vërtetë mos të shpenzojnë kaq shumë të kenë kujdes”!
Shaqir Fetai tallet edhe me ministrin! Shaqir Fetai tallet edhe me institucionet e shtetit, tallet sepse ka përkrahjen e subjekteve që nuk pyesin as për qeveri e as për institucione maqedonase! Shaqir Fetai nuk do të kërkojë prej imamlerëve, prej hoxhallarëve të xhamive që mos të shpenzojnë pa nevojë energji elektrike por do të kërkojë direkt prej xhamive!!! Po, është më se e vërtetë se në pjesën dërmuese të xhamive shpenzohet energjia elektrike natë e ditë. Madje si verës ashtu edhe dimrit, bile dimrit edhe më shumë, madje nuk do të ndërpritet ky konsumim sikur edhe brirët t’i dalin Shaqir Fetait, jo se ia bën dikush me inat, porse, sepse është nevojë jetike për çdo xhemat ngrohja apo freskimi në xhami, siç është nevojë për administratorët, digasteret, ministritë, rrymen e të cilëve e paguajnë qytetarët me taksat e tyre!
Janë të pakta ato xhami që nuk e kanë komoditetin që gjatë verës të freskohen prej dy-tre klimave! Janë të paktën ato xhami që nuk kanë rrjete elektrike nën tepih e nën sexhade për t’u ngrohur xhemati brenda xhamisë! Shaqir Fetai rrenë kur thotë se xhamitë tona nuk konsumojnë energji as një orë, ndërsa thotë se 5 minuta para namazit lëshohet nxemja, dhe ndalet dhjetë minuta pas namazit. Do me thënë 15 minuta brenda një kohe namazi: pesë kohë nga 15 minuta 1 orë e 15 minuta!
Po kujt ia tregojn këtë gënjeshtër Shaqir Fetai?! Ministrit Kreshnik Bekteshit? Cila xhami mund të ngrohet për 5 minuta dhe, kujt i duhet ajo ngrohje 10 minuta pasi të jetë përfunduar namazi kur kanë dalur xhemati nga xhamia? Po mektebet a duhet të harxhojnë? Po kohëve kur të ketë ligjeratë fetare a nuk duhet që xhamitë të jenë më të ngrohta (dimrit) apo më të freskëta (verës)?
Kurse Shaqir Fetai, duke gënjyer publikisht, thotë: “Sa i përket kursimit të rrymës nëpër xhami, në 24 orë objektet fetare harxhojnë shumë pak sepse këtë e kanë obligim fetar”.
Tani po rrenë Shaqir Fetai apo Kreshnik Bekteshi? Njëri, po!
Për myslimanët e vendit nuk ka rëndësi se kush po gënjen në rastin konkret! Ai që ka hall, në rastin konkret Kreshnik Bekteshi, nuk mund të genjëjë. Gënjenë vetëm ai që e ka mizën nën kapuç (siç e ka Shaqir Fetai)!
Gati në çdo të premte, pasi të falet namazi i xhumasë, pothuajse në të gjitha xhamitë e vendit (me theks të veçant në qytete), shtrohet hastra dhe mutevelinjë mbledhin para për të paguar ujin, rrymën dhe plehërat e xhamisë! Verë e dimër imami apelon pas çdo xhumaje që myslimanët të bëjnë gajret dhe të ndihmojnë për detyrimet e xhamisë që i ka ndaj institucioneve shtetërore! Pa dyshim që, nga shuma e përgjithshme e mbledhur në xhuma, i bie mesatarisht për çdo xhami të vendit nga 300-500 euro! Muaji i ka katër xhuma dhe, paramendoni se sa para mblidhen prej një xhamie gjatë një muaji! Atëherë, ku po shkojnë këto para që nuk po ia dalim t’i shlyejmë borxhet dhe të ngelim përherë borxhliu më i madh i vendit ndaj institucioneve që na furnizojnë me ujë e me rrymë?
Ky duhet të jetë problemi më i madhë që duhet ta shqetësojë Shaqir Fetain dhe jo problemi i Kreshnik Bekteshit! Shaqir Fetai duhet të dorëhiqet menjëherë dhe jo të bëjë ekzibicione duke u munduar të gënjejë se paskemi nja “700 kryesi në 13 myftini” dhe se këto do të mbajën çdo javë ligjerata që mos të harxhojnë rrymë! Shaqir Fetai e di fort mirë se sa rrymë harxhojnë xhamitë tona, por, ajo që nuk po e “ditka” na qenka problemi se pse xhamitë tona edhe më tej qenkan konsumuese më të mëdha si dhe borxhlinjë më të mëdha në vend! “Nuk po e ditka” as atë se ku shkojnë paratë që mblidhen për çdo xhuma? Nëse nuk i di këto fakte, atëherë, le të ecë se na turpëroi deri në palcë.
Shaqir Fetai ka gjithnjë e më pak fitra e zeqat, ka gjithnjë e më pak kurbanë, Shaqir Fetait po i vidhet para syve vakëfi! Në tërë këtë dëm, kontribuon me vullnet të madh edhe vetë Shaqir Fetai:

  • Ai organizon manifestime të ndryshme “fetare” nëpër salla elitare dhe, shtrohet një pyetje: meqë qenkan fetare, pse nuk i organizon nëpër objekte fetare, pa kurrfarë shpenzimi?
  • Ai organizon simpoziume, promovime, “e komedirash” të kësaj natyre nëpër salla konferencash super të shtrenjta dhe jo nëpër objektet e institucioneve arsimore që i ka! Apo, ka marrëveshje për t’i promovuar mundësitë për konferenca që i ofrojnë hotelet, resortet e restorantet luksoze të vendit!
  • Ai me nëpunësit e vet organizon simpoziume treditore jo në ndonjë sallë të Fakultetit, të Medresesë, apo në ndonjë hapësirë vakufore të përshtatshme për simpoziume të tlla, por i merr ato më të shtrenjtat, me asnjë standar të hallallit, me “qendra spa” e me kushte ekskluzivisht rinore për ata shtresa të shthurura dhe, vendos që aty t’i fusë imamlerët! Po kush i mbulon këto shpenzime? Po kush e vendosi që aktivitetet e tilla “rinore” të mbahen nëpër objekte të tilla pa e ditur çmimin për person? Në cilën mbledhje me mexhlise të xhemateve u soll një vendim i tillë, cili propozim flet për formimin e komisionit i cili ka për obligim që të shqyrtojë tre oferta për kushte paksa më “myslimane” ku do të mbahet një aktivitet i tillë! Nëse Shaqir Fetai na e paska dert mos të shpenzojnë për energji elektrike, pse nuk e ka dert këtë shpenzim për gjëra lluksoze të cilat i paguajnë me paratë e myslimanëve që i ndajnë nga kafshata e gojës “për islamin” e Shaqir Fetait dhe të pataricës së tij, Qenan Ismailit? Apo nuk ia çokë njeri Shaqir Fetait!
    E ky, i gjendur si qura në mjegull, “detyrohet” publikisht të gënjejë kështu: “Ne nëpër xhamitë tona duke e ditur se harxhohet ndonjëherë rrymë e madhe, ne shkojmë vetëm aty ku ka nevojë p.sh. një pjesë e xhamisë nxehet edhe atë e bëjmë në mënyrë automatike që ajo të ndizet 5 minuta para kryerjes së lutjes deri 10 minuta pas kryerjes së lutjeve nëpër xhami. Kur do ta organizojmë si duhet as 1 orë nuk do të harxhohet nëpër objektet fetare energji elektrike”!
    A nuk është ky mendim i Shaqir Fetait që flet për të si për një person totalisht të gabuar, në vend të gabuar e në kohë të gabuar! Na bëri gaz i botës!
    Dhe, qershia mbi tortë vjen kur Shaqir Fetai thotë: “Gjithashtu xhamitë harxhojnë pak energji elektrike për shkak se faturat e xhamive paguhen nga vetë besimtarët!” Ja çfar lolo ka vizituar ministri i nderuar, Kreshnik Bekteshi!
Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Artikuluesi artistik i rrenës

Është prej mëkateve të mëdha që mos të reagoshë pas rrenës publike!…

Shaqir Fetai shkelës i vlerave tradicionale

Shaqir Fetai paska përjetuar (!!!) një iftar të këndshëm! Çfarë gurmazi, çfarë…

Hutbe: Tërë jetën ta kemi Ramazan të Bekuar

“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen.”…

Distancimet telefonike janë hipokrizi

Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI Në BFI-në e Shaqir…

Strategjia e re për vjedhjen e fitrit dhe zeqatit

Strategjia e Shaqir Fetait për të dalë sa më i suksesshëm në…