Çdo veprim “publik” i Shaqir Fetait është i barasvlefshëm me haramin. Ai akoma nuk dëshiron të pranojë e të vetëdijësohet se në veprim ai del i cityr nga mësimet dhe joshjet e djallit, sepse, hapësirën për veprim e ka të kundërligjshëm, e ka të kundërkushtetuetshëm, e ka kundër mësimeve islame. Deri te mundësia e veprmit publik ai erdhi duke ia ngulër thikën dhe duke e eliminuar “figurën markante” që e kishte diell për shpirt

Nga Selvete Muaremi

Kur të humbet turpi, atëherë e ke lirinë absolute për të bërë gjjithçka që është kundër natyrës së njeriut, për më tepër, të njeriut të ngritur me mësime islame! Çka ndodhë me këto mësime islame te njeriu që e humb turpin? Asgjë, përveçse që bëhet “ushtar i shejtanit” dhe që “mbyt” nga frika çdo njeri tjetër që nuk mendon si ai!
Çka mendon Shaqir Fetai? Çka mendon kur e vë kokën në jastëk për të fjetur? Kur të zgjohet në mëngjes, në çka i shkon fillimisht mendja? Kur të hedhë këmbën nga pragu i shtëpisë, për ku e merr udhën? Shaqir Fetai i djallëzuar është rehat me vetëveten. Sikur vetëm një sekond të ishte nën ndikimin e mësimeve islame, ai do ta vërshonte tërë oborrin e vet me lotët e pendesës, me lotët e turpit! Është edhe në moshë, në atë moshë e cila, kur të zgjohesh në mëngjes, sakaq të shtang për shtrati, të bën të peshoshë miliona kilogram, të shtang në vend duke të të detyruar të mendosh vetëm një gjë: çka bëra dje e çka do të bëj sot! Çdo mëngjes Shaqir Fetai mendon trimërueshëm: “vrava” dje, do të “vras” sot dhe, asnjëri nuk po guxon të më quajë kriminel, të gjithë po më thonë “reis”! Shaqir Fetai, në çdo ditë të lume, sa herë të hedhë këmbën nga pragu i derës, ai niset i stërlumtur në vendin e krimit, sepse nga ai moment ai lidhi pakt me djallin! Dhe, prandaj, sa herë që i shkon dikush për ta viziuar në “vendin e krimit”, ai është i lumtur, sepse po takon një njeri të pastër, një njeri që për hirë të Zotit niset për një vizitë, ndërsa Shaqir Fetai ia keqpërdorë duke i treguar botës mbarë e, shikoni-shikoni, një njeri erdhi për ta vizituar një shejtan!
Vetëm shejtanit mund t’i shkojë në mend që të tallet me besimtarët e devotshëm! Keni parë se si ditë më parë, pa bërë kurrfarë aksioni gjatë vitit për tubime të ndihmave humanitare për nevojtarët myslimanë të vendit, ai, sakaq u paraqit me kinse 3200 pako me mish! Ky veprim i Shaqir Fetait të djallëzuar po që ishte një skandal i llojit të vet! Ku e mori Shaqir Fetai atë mish! Kush ia dha? Mos e kërkoi diku? Mos shiti ndonjë arë të babës dhe bleu mish për humanitet?
Pikërisht për këtë skandal me të madhe po flitet anekënd vendit. Jo vetëm për faktin që nëpër ato pako më shumë kishte kocka se sa mish, jo se, edhe ai mish që ishte, ishte si shollë këpucësh, i pazishëm, por, edhe për faktin se Shaqir Fetai i preku në sedër shumë myslimanë!
Mishi ishte nga kurbanët e vjetëm të magazinuar në një frigorifer diku në Tetovë. Pse e ka magazinuar Shaqir Fetai këtë mish, kur ky magazinim i ka kushtuar goxha para BFI-së, gati po aq sa ta blente sot e të freskët ta shpërndante për humanitet! Myslimanët që e kanë dhuruar kurbanin e vet, kanë shpresuar qind për qind se ai mish ka shkuar te fukarai, kanë menduar se si të gjithë dhurues të kurbanëve që kanë gëzuar fukaratë, të varfërit e të mjerët në vend, edhe ata kanë gëzuar dikë dhe se ia kanë dalur të fitojnë ndonjë sevap! Shaqir Fetai e ka stopuar shpërndarjen e mishit vjet, sepse, ai nuk ka menduar për sevapet e myslimanëve të devotshëm, ai ka menduar ekskluzivisht për b… e vet, ka menduar që në prag të Ramazanit, t’i joshë myslimanët për humanitet dhe t’ia japin fitrat e zeqatin për medresantët, sepse, ja ja, si po bën humanitet Shaqir Fetai! Mish i fjetur në ngrirje një vit! Mish që futet nëpër pako pa kurrfarë testimi bakterial të vendit ku e futë, mish që shkrihet, mish që shëtitet me dit derisa të mbërrijë në derë të destinuar! Po listat me të varfër që duhet të marrin ndihma? Nuk është me rëndësi për Shqir Fetain se ku shkon ky mish, për të me rëndësi është që të shkruhet se, Shaqir Fetai po ndanë mish! Askujt mos t’i interesojë se çfarë mishi është, ku e mori, si e mori por, të gjithë le ta dinë – Shaqir Fetai ndau mish!
Natyrisht, ky veprim “humanitar” i Shaqir Fetait është sa skandaloz aq edhe i turpshëm! Është shumë i vetëdishëm se gaboi, por që nuk është në fuqinë e “ndërgjegjes” së tij! Të turpëruar po ndjehen edhe bashkëveprimtarët e tij, sepse të gjithë po përballen me reagime të myslimanëve: Çka po bëni me bukën e gojës sonë bre Zoti ju marroftë kështu si ju ka marruar.
Ndiihmën fetare të myslimanëve askush nuk ka të drejtë ta përvetësojë dhe ta paraqesë si ndihmë personale që po ua ofron të varfërve. Fjala ishte, na jepni kurbanat për Medresenë, tepëricën do t’ua japim të varfërve që ta kenë edhe ata plot sofrën e Bajramit të Kurbanit. Kush e fsheh këtë mish dhe e nxjerr nga “sirtari” atëherë kur t’i duhet pak popullaritet? Vetëm shejtanit dhe, natyrisht, Shaqir Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shaqir Fetai si Ivica Daçiqi

Nuk ia paska dhënë qeveria serbe përkrahjen Rusisë në përpjekjet e saj…

“Nëna Amerikë e Grenellit”, a po do me na tradhëtua?! Më fal Amerikë e vërtetë

Skendrer Karaqica / Është jashtë qdo logjike që nji mik i yni…

Letër nga Shkupi / NJË PËRÇMIM INSTITUCIONAL NDAJ LIBRIT

(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor…

Ibrahimi: Këta që gënjyen për kryeministrin do të marin dënimin e popullit

Zeqirja Ibrahimi / Sa keq më vjen që sot shqiptarëve duhet t’u…

Si u falsifikua regjistrimi i popullsisë së vitit 1953 në Maqedoni

Shkruan: Qerim LITA, SHKUP Popullsia shqiptare nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave ishte…