Liz Truss sapo u shpall kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën kundër Rishi Sunak. Por nga vjen ajo dhe çfarë e bëri të zgjidhej në krye të vendit?

Dikur një mbështetëse e anëtarëisë së Britanisë në BE, Truss nisi të mbështeste Brexit përshkak se vendimi për t’u larguar nuk shkaktoi asnjë “çorientim”.

Një ish-aktiviste e Demokracisë Liberale që në vitet 1980 marshoi kundër Margaret Thatcher, por duket se tashmë vijon të mbajë ndezur flakën e politikanes historike.

Ndonëse një emër jo aq i njohur sa paraardhësi i saj në Downing Street, Truss nuk ishte as zgjedhja e parë e Konservatorëve për të zëvendësuar Boris Johnson. Por premtimi i saj për t’iu kthyer vlerave thelbësore të Konservatorëve si shkurtimi i taksave dhe tkurrja e shtetit, provoi të ishte pikërisht çfarë anëtarët e partisë, të cilët kanë fjalën e fundit, donin të dëgjonin.

Si sekretare e Jashtme,  ajo mbeti besnike e Johnson deri në fund ndërsa të gjithë ministrat e braktisën, duke fituar pëlqimin e besnikëve të ish-kryeministrit.

Mbështetësit e zjarrtë Konservatorë të Liz Truss shohin tek ajo palëkundshmërinë, vendosmërinë që shihnin tek Margaret Thatcher, një imazh të cilin kryeministrja e re është përpjekur ta ndërtojë.

Pavarësisht lëizjeve të posteve të saj politike dhe aleancave përgjatë viteve, këto mbiemra janë më të përdorurit për përshkrimin e saj nga miqtë e familjarët, shoqëruar dhe nga “ambicioze”.

Truss është 47 vjeçe, ka lindur në Oksford në një familje ku babai ishte mësues matematike ndërsa nëna  infermiere. Ajo është shkolluar në universitetin e Oksfordit në Roundhay School. Ajo është martuar me financierin Hugh O’Leary me të cilin ka dy vajza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar sot koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.…

Masat restriktive kanë rritur interesin e qytetarëve për vaksinim

Masa qeveritare për paraqitjen e detyrueshme të një certifikate për aplikimin e…

Gërmimet në Kizhevak, gjenden kafkat e dy personave

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë…

Si u ‘fshinë’ Nikolai Patrushev dhe Sergei Shoigu nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit?

Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye…

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit.…