Këto ditë, portali kombëtar Top24 publikoi një dokument-tabelar që dëshmon për kohën dhe shumën e dhënë në letra me vlerë në vend të denaconalizimit të pronave të BFI-së. Qeveria ka kryer obigimin e vet, kurse BFI-ja i ka shkelur të gjitha detyrimet, obligimet, parimet islame për sa i përket shndërrimit të kësaj shume parashë në prona të përhershme (vakëf) të BFI-së

Nga Mr. Eset Shaqiri

A e keni parë dhe dëgjuar se si Shaqir Fetai duke shkumuar nënvizon mirësinë e pushtetit maqedonas në denacionalizimin e pronave, duke ia “dhënë” Shaqir Fetait Kapanhanin, Besistenin, “ish-kino Napredokun”, disa hektar tokë, pazarin në Kërçovë etj.!
Por, a e keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për letrat në vlerë, të cilat, janë dhënë në kundërvlerë të pronave që kanë qenë të nacionalizuar. Natyrisht, vlerësimet kanë qenë vetëm sipas dëshirës dhe vlerësimeve subjektive të pushtetit kurse BFI-ja nuk ka bërë asnjëherë zhurmë, me qëllim që të merren ato shuma parashë, pa u bërë fort transparent tërë procesi. Nuk i ka interesuar vlerësimi objektiv, Shaqir Fetait i ka interesuar vetëm paraja, sepse, e kishte ëndërr që të dëshmohet se sa “i sukseshëm” që na doli si instalacion politik nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së!
Kurrë nuk e tha një fjalë, kurrë nuk e bëri publike vlerën prej 257.418.762.00 den (mbi 4 milion euro), kurrë nuk e bëri asnjë informim lidhur me këtë lloj denacionalizimi të pronës për disa myftini. A ka ndonjë raport financiar brenda BFI-së, ndonjë dokument që flet për këto të hyra dhe për ridestinimin e tyre; a u shënua dikund se letra në vlerë kanë hyrë në arkën e BFI-së për këto lloje e tipa të pronave të denacionalizuar nga ana e qeverisë maqedonase! Nuk ka dhe, as që do të zihen ngojë donjëherë nga ana e Shaqir Fetait. Sepse, pa dyshim që sakaq do të shpalosej tërë ai kriminalitet, ajo hajni dhe ajo zhvatje që i është bërë vakëfit të BFI-së. Vakëfi mund të “shitet” me qëllim që me ato para të blihet një vakëf tjetër edhe më kapital! Pra, nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk ka bërë vaki që të shitet vakëfi që të sigurohen rroga, apo, të rriten rrogat siç e bëri këtë Shaqir Fetai! Ku janë këto para? Çka u bë me ato para? Ku përfunduan ato para?
Njerëz nga brenda BFI-së e shpjegojnë në mënyrë shumë të qartë se si u shpërndanë këto para! Sipas këtyre zërave konstatohet se: për çdo shumë nga vlerësimet paushalle dhe subjektive të pronave të nacionalizuara 20 për qind janë dhënë për funksionarë të caktuar të pushtetit që kanë nënshkruar në vendimet për ato bono në vlerë, 5-10 për qind janë dhënë për sekserin që ka ndërmejtësuar për ta nxjerrë sa më parë vlerësimin nga komisionet gjegjëse qeveritare. Ose, ky tridhjetë për qindësh ka qenë strategji e myftive për mos t’i deklaruar paratë që i kanë futur nëpër xhepat e veta! Nëse nuk është kështu, le të prononcohen!
Rruga deri në arkën qendrore është edhe më e gjatë! Nga shuma e mbetur, prej 70 për qindëve, 30 për qind (sipas rregullores së fundit 50 për qind) shkojnë në arkën qendrore për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore të BFI-së dhe, pjesa e ngelur shkon në Myftini. Myftiu, për ta shprehur lojalitetn e plotë ndaj Shaqir Fetait, respekton kërkesën e “reisit” të cilit i duhen ato para për t’ua siguruar dhe rritur rrogat nëpunësve të vet! Natyrisht, nuk jepen të gjitha, sepse një përqindje duhet të shkojë nëpër xhepat e nëpunësve të myftinive me qëllim që të korruptohen dhe ta heshin vjedhjen e madhe të vakëfit. Madje ka pasur myfti që ka trashëguar nga myftiu paraprak rreth një milion euro, të cilën, toptan e dorëzon në arkën qendrore me qëllim që ta nxjerrë nga “situata mjerane” reisin e vet!
Ka myfti që ka hequr dorë nga hoteli që është dashur të ngritet si pronë e Myftinisë së Shkupit, apo që, akoma nuk e ka thënë asnjë fjalë për tejkalimin e të gjitha afateve për dorëzimin e kësaj prone në pronësi të Myftinisë së Shkupit! Publikisht është hedhur gurëthemeli i hotelit të BFI-së në hapësirën e ish-Komunalecit dhe ishte caktuar afati se kur do të duhej të përfundonte ky ndërtim kapital! Asnjë fjalë nga ky Vakëf, asnjë reagim për vonesën dhe asnjë procedurë për dëmshpërblim për Myftininë! Flitet si dikush prej nëpunësve të BFI-së që i mbronë interesat e investitorit dhe ndërtuesit të “lagjes se re” tashmë ka siguruar disa banesa nga objektet e ngritura në vakëfin e denacionalizuar të Shkupit! Vërtet, a e di kush se ku dhe si përfunduan paratë e malit në Gazi Babë që u denacionalizua në letra në vlerë! BFI-ja i mori paratë, e humbi hapësirën e mrekullueshme dhe, KOM-i që refuzoi denacionalizimin e paraparë sipas “qeverisë”, tashmë është bërë me kishë në maje të Gazi Babës!
Kjo është rruga nëpër të cilën kanë kaluar këto bona me vlerë dhe kjo është arsyeja se pse kurrë nuk e keni dëgjuar Shaqir Fetain të flasë për këtë lloj të denacionalizimit të vakëfit, siç nuk ka folur kurrë as për arsyen e dëbimit të Bankës Islame për Zhvillim e cila i kishte finalizuar të gjitha procedurat për të investuar miliona euro dhe për ta bërë një vakëf gjigant për Myftininë e Gostivarit! U raportua për çdo proces dhe për çdo fazë gjatë ecurisë së punëve për të investuar në këtë vakëf por kurrë nuk u raportua mbi arsyen e dëbimit të tyre. Apo, ikën vetë sepse u trishtuan nga kërkesat korruptive dhe hajdute të ish myftiut të Gostivarit. Do të zbardhen edhe këto afera të trishtueshme, pa dyshim, ndërsa myftinjtë që kanë futur duart grabitqare në vakëf, do të turpërohen pa kurrfarë mëshire! Në gjithçka mund të ketë kompromis por, kurrën e kurrës në falje të grabitçarëve të vakëfit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tradhëtarët porosisin: “Mos na tradhëtoni”

Tradhëtarët që ia ngulën thikën pas shpine Sulejman ef. Rexhepit, ata që…

“Der Standard”: Thaçi po përpiqej për një “marrëveshje të ndyrë”

Ai mezi po e priste foton me Presidentin e SHBA, Donald Trump…

Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për…

Shaqir Fetai: Të gjitha punët zyrtare të BFI-së lëvizin përmes pushtetit lokal dhe atij qendror!!!(8)

(Në bisedën në një televizion nacional, me rastin e Ditës së Fitër…