Të dyja ishin kolege në ish Prokurorinë Speciale Publike dhe të dyja vazhduan të trajtojnë lëndët që kishin hapur më parë.

Prokurorja Fatime Fetahi, e cila propozoi burg të përjetshëm për të akuzuarit në rastin “Monstra”, pa pasur dëshmi të reja, sot u shpërblye duke u emëruar në Prokurorinë e lartë.

Ndërkaq, prokurorja Lençe Ristovska e cila e dërgoi në burg ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka marë “dënim” nga Këshilli i Prokurorëve. Ajo nuk është zgjedhur anetare e Keshillit të lartë të prokurorisë, sepse ka marë vetëm katër vota, kurse shtatë kanë votuar kundër, raporton “360 Stepeni”.

Në mesin e atyre që kanë votuar kundër Ristovskës, ka qenë edhe kryeprokurori Jovevski, si dhe tre anëtarët shqiptarë, transmeton gazeta Lajm.

“Opinioni nuk ka harruar që shkuarja e Mijallkovit në Shutkë në pjesën më të madhe është meritë e Ristovskës”, komenton “360 Stepeni”.

“Jam e deshperuar nga vendimi i Këshillit. Me të vërtetë nuk e di se pse nuk meritoj avancim edhe përkundër profesionalizmit dhe integritetit të deshmuar në raste si ‘Target Kalaja’, “Talir 1” dhe “Talir 2” dhe paralelisht me punen në “Eurojust”, për të cilën jam lavdëruar nga vetë institucioni. Do të ishte mirë ti dëgjojmë edhe shkaqet dhe mendimet e anëtarëve të Keshillit, e jo vetëm vendimin e tyre përfundimtar”, deklaroi Ristovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…