Kryeministri i Kosovës, në një bisedë me publicistin e Washington Post, Jason Rezaian, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, dialogun, një moment zemërimi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe situatën me minoritetet në Kosovë e Serbi.

Në këtë bisedë, kryeministri i vendit ka thënë se është duke bërë përpjekje për depërshkallëzimin e situatës me Serbinë, por sipas tij, ato përpjekje s’kanë pasur rezultat.

Ai tha se në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për ta njohur Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

“Nuk mund ta njoh Serbinë që nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, është shprehur Kurti në bashkëbisedimin me Rezaian.

Kreu i qeverisë kosovare ka ndarë një moment, që sipas tij, presidenti serb është zemëruar nga fjalët e tij.

“Në deklaratë e paqes dhe mossulmimit e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve”.

“Presidenti Vuçiq tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti. Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë sepse thashë, ‘Ta bëjmë këtë gjë reciprokisht’”, i ka thënë Kurti gjatë bisedës publicistit Rezaian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Së paku 300 viktima në sulmin me bombë në Teatrin e Dramës në Mariupol

Zyrtarët lokalë në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë thënë se të…

Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të del nga tualeti – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Grac

Një aeroplan me 134 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në linjën Cyrih-Larnak,…

Mbretëria e Bashkuar ia bën ‘bllok’ Rusisë – merr vendimin për ndalimin total të anijeve ruse në portet britanike

Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, ka njoftuar një…

Haxhiu paralajmëron fillimin e procesit të vettingut, synon kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë së këtë javë presin nga…

Katër të plagosur nga tërmeti në luftë për jetën, gjithsej 750 të plagosur

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar bilancin duke raportuar se kanë…