Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij cilësoi se ky vit po të mos ishte tragjik nga pandemia do të ishte shumë interesant, njofton Klan Kosova.

Kurti ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Ky vit po mos të kishte qenë tragjik do të ishte interesant, mbajnë mend që në fillim të vitit prisnim përgjigjie nga LDK, meqë ne dolëm fitues ata dolën me kërkesa. Ne kishim fituar zgjedhjet me 6 tetor por atyre (LDK) nuk u pëlqente rezultati. U dukej se kishin fituar me pak diferencë. Kështu që nisën të na vinin kusht pas kushti e kërkesë pas kërkese”.

“Nuk donin të pranonin se ndryshimi kishte filluar e qytetarët donin VV-në. Sa herë vendosin pengesa të padrejta, që përpiqen ta ndalin VV-në, ajo vetëm rritet. Populli nuk i do hileqarët dhe i dënon ata”, tha ai.

“Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marrë 2/3 e votave”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK-së, por se lavërdoi Vjosa Osmanin.

“Këmbëngulja e LDK-së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, deklaroi Kurti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…