Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

“Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge.

Kujtojmë se ditë më parë Kurti është kthyera nga vizita e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati disa takime me drejtues të ndërmarrjeve, dhe diplomatë e të njohur.

Kurti zhvilloi takim edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Pas vizitës në SHBA, Kurti ishte ndalur edhe në Zvicër ku mori pjesë në Forumin Ekonomik e Botëror.

Kryeministri mori pjesë edhe në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, i cili u mbajt nga data 2 deri në 4 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria kanadeze ndan nga 2.000 dollarë në muaj për 5,4 milion qytetarë

Qeveria e Xhastin Trudos bëri të ditur se pothuajse 5,4 milionë kanadezë…

Gjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë…

Tiranë, përleshje fizike mes disa personave në KZAZ – arrestohen shtatë vetë

Gjatë procesit të numërimit të votave, një përleshje fizike ka ndodhur mes…

Fillojnë bisedimet e Rusisë me Ukrainën

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me…

Shkëmbime zjarri, arrestime: Tensione mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Gjeopolitika e viteve të fundit ka njohur konflikte të panumërta të Koresë…